Highlight Storie Inspirimi

Si ta ndieni veten mirë në trupin tuaj?

mënyrë

Nëse nuk ndiheni mirë apo po kërkoni një mënyrë se si të dukeni ashtu siç doni, kjo ka një mënyrë pasqyrimi në të gjitha aspektet e tjera të përvojës suaj jetësore dhe për këtë arsye duam të theksojmë vlerën e sjelljes së trupit tuaj në baraspeshë, rehati dhe mirëqenie. Nuk ka asgjë në Univers që reagon më shpejtë ndaj mendimeve se sa fiziku i juaj dhe mendimet e renduara sjellin një reagim të shpejtë dhe rezultate të dukshme.

Mirëqenia juaj fizike është  vërtetë subjekti më i lehtë, mbi të cilin të keni kontroll abolsut, sepse është ajo që ju bëni për veten. Gjithsesi ngaqë shpjegoni çdo gjë në botë me mënyrën se si ndihet trupi i juaj, nëse dilni jashtë baraspeshës, kjo gjë mund të ndikojë mbi një pjesë shumë më të madhe të jetës tuaj sesa thjeshtë fiziku.

Nuk jeni kurrë më të qartë për dëshirën e të qenit të shëndetshëm dhe për tu ndier mirë sesa kur jeni të sëmurë dhe ndiheni keq dhe kështu përvoja e të ndjerit të sëmurë është një pikëmbështetje e përsosur nga e cila të merrni shtytje për të kërkuar mirëqenien. Pra, nëse në çastin që sëmundja ju ka bërë të kërkoni të ndiheni mirë, mund të ktheni të gjithë vëmendjen ndaj idesë së të qenit mirë, Kjo  gjë mund të ndodhe menjëherë por për pjesën më të madhe, në çastet kur ndihen keq, e gjithë vëmendja përqendrohet aty. Në çastin që jeni të sëmurë, është logjike që do të vini re se si ndiheni dhe duke vepruar kështu do të zgjasni sëmundjen, por nuk ishte vëmendja ndaj mungesës së të qenit mirë ajo që ju bëri të sëmurë. Përkundrazi, ishte vëmendja juaj ndaj mungesës së shumë gjërave që dëshironi.

Vëmendja kronike ndaj gjërave të padëshiruara ju mban në një pikë ku pengoni mirëqenien fizike, si edhe zgjidhjet ndaj subjekteve të tjera mbi të cilat jeni përqendruar. Edhe do të mund të përqendronit vëmendjen ndaj idesë së përjetimit të mirëqenies fizike me po aq pasion sa fokusoheni ndaj mungesës  së saj, jo vetëm që shërimi do të vinte shpejt, por edhe baraspeshimi i dhe mbajtja e mirëqenies fizike do të ishte e lehtë.