Highlight Lifestyle Të tjera

Si ta menaxhoni kohën tuaj më mirë?

koha

Nëse keni problem me menaxhimin e kohës tuaj atëherë jeni në vendin e duhur. Shikoni disa nga këto këshilla që të kuptoni se si duhet menaxhuar koha juaj që ju të tregoheni më efektiv.

1. Është normale të keni ditë kur ju thjeshtë nuk mund të punoni dhe ditë të tjera kur ndiheni më tepër energjik dhe punoni 12 orë pa ndalur fare. Kështu punoni më shumë kur ndiheni se duhet të punoni dhe relaksohuni kur nuk jeni gati.

2. Mos bëni shumë detyra përnjëherë, sepse do kjo do të bëjë që ju të dekoncentroheni nga gjërat e rëndësishme.

3. Krijo një rutinë ditore dhe përmbaju asaj.

4. Më shumë orë në punë nuk do të thotë më shumë produktivitet.

5. Organizo mbledhjet në mëngjes, pasi që do të jeni më të kthjellët se sa pas një dite të lodhshme.

6. Asnjë detyrë nuk ka rëndësinë e njejtë, mos harro të zgjedhësh prioritetet e tua. Ji i kujdesshëm kur krijon listën e detyrave që duhen bërë.

7. Gjithmonë merr shënimë. Mos i beso trurit tënd për çdo gjë. Ju patjeter duhet të merrni shënime kudo që shkoni.

8. Pushoni. Ndonjëherë është mirë të bëni një pushim të vogël.