Highlight Të tjera

Si ta gjeni dhe mbani motivin për të ndryshuar jetën tuaj?

motiv

Ne të gjithë dëshirojmë të përmirësojmë gjërat përreth vetës dhe  të shohim ndryshime pozitive në jetën tonë, por për shumicën prej nesh, zakonet tona të përditshme janë bërë kaq të rrënjosura saqë jemi mësuar të qëndrojmë brenda zonave tona të rehatisë. Ne rrallë sfidojmë veten tonë dhe kështu kufizojmë vetën në arritjen e synimeve tona.

Shpesh, kur ne dëshirojmë të ndryshojmë, na duket e vështirë.

Bie fjala nëse  vendosim të shkojmë në palestër, ose të fillojmë meditimin, gjithmonë gjejmë justifikime për të mos shkuar. Dhe kjo ndodhë, për shkak se na mungon motivi për të ndryshuar.

Unik sot ka vendosur tu ndaj disa këshilla, të cilat do t’ju ndihmojnë të ndizni zjarrin brenda jush dhe të rifitoni fuqinë që ju duhet për të ndryshuar jetën tuaj.

Mendoni për dikë që ju inspiron. Ky njeri mund të jetë edhe dikush brenda familjes tuaj, që ka arritur të kanalizojë  motivin e tij drejt suksesit. Por, mund të jetë edhe ndonjë personalitet i veçantë, historia e suksesit të së cilit mund të jetë burim motivimi për ju.

Ju po ashtu duhet të kultivoni durimin dhe  përkushtimin. Askush nuk e ka arritur suksesin në jetë brenda nate, por ka punuar fort për këtë. Ndonjëherë mund të ndiheni sikur ju nuk mund ta bëni këtë dhe do të dorëzoheni, por mos e lini vetën të ndodhë kjo. Kërkoni vazhdimisht nga vetja që të keni më shumë motiv për atë që ëndërroni. Ju duhet të krijoni disiplinë dhe vendosmëri dhe pastaj rezultatet nuk do të mungojnë.

Së fundi, nëse vërtet dëshironi të ndryshoni për të mire atëherë ju duhet keni të qartë se këtë po e bëni për vetën tuaj, jo për të tjerët. Duke ndryshuar zakonet tuaja, ju po e nisni një jetë të re, një jetë me pozitive dhe me mundësi më të mëdha për të arritur sukses.

Duhet shumë përpjekje për të arritur rezultatet. Ju vetëm duhet të jeni të durueshëm, të përkushtuar dhe të gatshëm të bëni çfarë duhet për të arritur dëshirat tuaja.