Highlight Shëndeti

Si përjetohet stresi pozitiv?

stresi pozitiv

Stresi pozitiv është formuar gjatë evolucionit nëpërmjet luftës për mbijetesë. Te njeriu bashkëkohor ndikon në përmirësimin e krijimtarisë, kryerjen më të mirë dhe më të shpejtë të punës, por edhe e përmirëson kujtesën, perceptimin, asociacionet dhe aftësitë trupore.

Një masë e caktuar e stresit, na ndihmon që të ballafaqohemi me jetën. Secili prej nesh e ka masën e tij të stresit që ia bën jetën më të bukur, më interesante dhe më krijuese. Për këtë arsye, stresi pozitiv është mëlmesë e jetës.

Pra, reagimi ndaj stresit është, në parim, reagim pozitiv biologjik, por që nuk guxon të zgjasë shumë gjatë, të jetë tepër i fuqishëm dhe të shfaqet shumë shpesh. Duhet t’ia mundësojmë kohën për çlodhje, rifreskim mendjes dhe trupit dhe shërimit të qelizave të dëmtuara.

Zakonisht , kuptimin e stresit, njerëzit e barazojnë me stresin negative, por kjo është gabim pasi që stresi pozitiv është mëlmesë e jetës, duke ndihmuar në përmirësimin e kreativitetit dhe mirëqenies.

Stresi pozitiv është afatshkurtër, jo shumë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u ballafaquar me të, gjë që mundëson rifreskimin funksional dhe strukturor të të gjitha qelizave.