Highlight Lifestyle Modë & Bukuri

Si perceptohet bukuria në vende të ndryshme të Botës?

bukuria

Fotografja e lindur në Rumani, Mihaela Noroc, ka fotografuar gratë në mbarë botën gjatë katër viteve të fundit.

Ajo ka kapur portrete në afro 60 vende nga Afganistani e deri në Islandë.

Noroc po e quan projektin e saj ‘The Atlas of Beauty’(Atlasi i bukurisë), dhe ajo po planifikon të publikojë një libër të fotografive të saj në shtator të këtij viti.

Vazhdoni më poshtë për të parë punën e saj që të lë pa frymë dhe për të mësuar më shumë rreth projektit.

Si perceptohet bukuria në vende të ndryshme të Botës?

Një grua në Shiraz, Iran.

Elianis në Havana, Kubë.

Një grua nga Fshati Omo në Etiopi.

Thorunn në Reykjavik, Islandë, këngëtare, kompozitore dhe njëherëshit gjyqtare në “Iceland’s Got Talent.”


Një grua me veshje tradicionale të Koresë Veriore.


Koleka, e fotografuar në Cape Town, Afrika Jugore.


Linda e fotografuar në Ceçeni, Rusi.


Një grua gjatë rrugës për në market, Jodhpur, Indi.