Familja Highlight

Si ndryshon truri kur bëheni nënë?

truri

A e dini se kur bëheni mama, truri juaj ndryshon, në mënyrë që të mbështesë rolin tuaj si një nënë e re.

Por si ndryshon truri juaj kur bëheni nënë?

Para dhe pas lindjes, disa ndryshime drastike që vërehen janë ndryshimet e mëdha hormonale që përfshijnë oksitocinën dhe progresteronin. Këto ndryshime hormonale janë esenciale në krijimin e një lidhjeje mes nënës dhe fëmijës.

Për shembull: nëse bebja qeshë apo fillon të çajë, rezulton në ngritje të oksitocinës tek nënat.

Disa pjesë tjera të trurit siç është amigdala po ashtu pëson ndryshime, ajo është një strukturim i truri i ngarkuar me kujtime e emocione si frika e ankthi, e tillë bëhet shumë aktive.

Të jesh një nënë është me të vërtetë e vështirë, prandaj është logjike që truri juaj bën përpjekje dhe adaptohet me këtë risi.

Që ta kaloni sa më mirë fazën post-partum pas lindjes lexoni këto këshilla:

Kërkoni ndihmë nga familjarët e miqtë tuaj

Flisni me partnerin tuaj dhe diskutoni për gjëra të rëndësishme

Menaxhoni stresin

Përqafoni fëmijën tuaj dhe lidhuni shpirtërisht me të

Flisni me nënat e tjera

Mundohuni të flini kurdo që keni mundësi

Fokusohuni në gjërat e mira