Highlight Storie Inspirimi

Si mund të arrij aty ku dua?

Si mund të arrij aty ku dua?

Pyetja që e dëgjojmë më së shpeshti është: Pse më merr kaq shumë kohë për të arritur atë që dua?

Nuk është sepse ju nuk e dëshironi atë mjaftueshëm.
Nuk është sepse ju nuk jeni mjaft inteligjent.
Nuk është sepse ju nuk keni vlerë të mjaftueshme.
Nuk është sepse fati është kundër jush.
Nuk është sepse dikush tjetër ka fituar “çmimin” tënd.

E vetmja arsye që ju nuk e keni arritur atë që dëshironi është sepse jeni duke e mbajtur vetën në një sistem vibrimi. Ky sistem vibrimi nuk përkon me vibrimin e dëshirës që keni.

Kjo është arsyeja e vetme!

Dhe gjëja e rëndësishme për ju që ta kuptoni është që nëse ndonjëherë ndaloni dhe mendoni për këtë, do të kuptoni se çfarë po ju pengon.

Pra gjëja që tani duhet të bëni është, që lehtë dhe gradualisht, pjesë për pjesë, hap pas hapi të largoni mendimet e juaja rezistente. Këto mendime  janë faktori kryesor që ju nuk po arrini atë që dëshironi.