Highlight Të tjera

Si mund ta ndryshoni botën me pasionin tuaj?

pasion

Pasioni është faktori kryesor që na mban me energji gjatë gjithë ditës. E gjithë kjo ju mundëson që ju të jeni shumë produktiv gjatë gjithë ditës për komunitetin në të cilin veproni. Është shkëndija që ju hapë çdo  derë. T’a përdorësh pasionin për tu shndërruar në një person të zellshëm për punë, inovativ është zgjedhja më e mirë që do t’ju dërgoj drejtë sukseseve të mëdha. Por, si mund t’a përdorni pasionin për të ndryshuar  botën përreth jush?

 

Kultivoni interesat tuaja

Së pari, ju duhet të dini se çfarë keni për të ndarë më të tjerët. Shkrimtari i njohur Cal Newport,  në librin  e tij “So Good They Can’t Ignore You”, shpjegon rëndësinë e kultivimit të interesave tuaja. Pasionet nuk mund të kthehen në formë të jetesës, por kur të keni një ide të mirë, duhet t’a përqafoni atë, t’a zhvilloni atë dhe aftësitë tuaja…Kultivimi i interesave tuaja do të thotë, të bëheni aktivist, dizajner, instruktor, çdo gjë që ju nevojitet për të zhvilluar më tej idetë tuaja.Ndryshimet duhet ti filloni që nga detyrat që lidhen me shtëpinë dhe pikërisht këtu vihet në pikëpyetje vullneti dhe përpjekja e juaj.

 

Kërkoni mbështetësit e idesë tuaj

Kur të jeni i vetëdijshëm plotësisht për idenë që doni të zhvilloni, është koha të kërkoni mbështetës të idesë tuaj, njerëz që janë të përkushtuar dhe që do t’a përqafojnë idenë tuaj. Gjithsesi është e nevojshme që këta persona të kenë pasioni që ndjeni ju për idenë që do ta zhvilloni. Takimet, seminaret dhe konferencat  e ndryshme do t’iu mundësojnë të dalloni personat që mund t’a shtyjnë idenë tuaj përpara.

 

Mbani balancin

Kur ju jeni dhënë pas zhvillimit të një ideje, ju duket sikur po humbni kohë çdo sekondë dhe në këtë formë anashkaloni aktivitetet e tjera që ndihmojnë në krijimin e balancit fizik dhe emocional. Prandaj, disa orë gjatë javës në ambient të hapur, takime për kafe me familjarë e miq, vetëm se do t’iu ndihmojnë që t’a keni më të qartë idenë tuaj dhe të jeni më energjik për punët që ju presin.

 

Ushqe pasionin tënd  Një fillim e kemi thënë që pasioni na mban aktiv dhe me humor në jetë prandaj pasionin që keni duhet t’a ruani dhe kultivoni edhe më tej. Asnjëherë mos e lëshoni vetën, sepse në këtë formë do ti bëni edhe njerëzit përreth të dyshojnë vizionin tuaj.  Bëni planin Plani i juaj nuk është e thënë të përfshijë çdo detaj, edhe tabelën e shpenzimeve, por krijimi i këtij plani do të thotë të keni idenë se si do t’ju qaseni pengesave, qofshin ato pengesa të rënda financiare apo edhe të lidhura më shëndetin mendor. Nëse jeni të sigurt se pasioni i juaj dhe ideja që po zhvilloni do t’a ndihmojë komunitetin dhe botën, atëherë, rreshtohuni rrugës së suksesit dhe insistoni në çdo moment ani pse do të hasni në pengesa.