Highlight Shëndeti

A mundet meditimi të shëroj pagjumësinë ?

pagjumësia

Nëse pagjumësia është arsyeja e netëve tuaja pa gjumë, mund t’ia vlejë të provosh meditimin.

Teknika e relaksimit të thellë është treguar të rrisë kohën e gjumit, të përmirësojë cilësinë e gjumit dhe ta bëjë më të lehtë të flini (dhe të qëndroni) në gjumë.

Këto janë disa fakte kryesore rreth meditimit që mund t’ju ndihmojë ta provoni atë për të tejkaluar pagjumësinë.

Është e sigurt
Meditimi mund të jetë një mjet i shkëlqyeshëm për ata që janë në kërkim të një mënyrë të natyrshme, pa ilaçe për të trajtuar pagjumësinë. Në fakt, meditimi madje është treguar se ndihmon në uljen e përdorimit të pilula gjumi. Kjo praktikë mund të përmirësojë simptomat e pagjumësisë. Dhe nuk ka rreziqe të lidhura ose efekte anësore për të provuar meditimin.

Mund të përdoret me teknika të tjera të gjumit
Kombinimi i terapisë njohëse të sjelljes për pagjumësi (CBT-i) me meditim të ndërgjegjshëm është treguar se përmirëson gjumin më mirë se sa vetëm CBT-i.

Ka shumë përfitime shëndetësore
Jo vetëm që meditimi mund të përmirësojë cilësinë e gjumit, por gjithashtu mund të ndihmojë në reduktimin e presionit të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjeve, ankthit dhe depresionit.

Është e lehtë për tu praktikuar
Meditimi është një praktikë e arritshme, e përshtatshme për buxhetin, që të gjithë mund ta provojnë – pacientët e pagjumësisë të moshave të ndryshme i përgjigjen mirë meditimit. Edhe pse mund të paguani për klasa meditimi dhe libra që ju mësojnë praktikën, gjithashtu mund të kërkoni në internet për aplikacione falas dhe video në YouTube në qoftë se dëshironi të provoni para se të shpenzoni para për të.