Highlight Meditimi

Si kalon medituesi nga gjendja fillestare e zgjimit në gjendjen e vetëdijes transhendentale?

medituesi

Të gjithë duam të arrijmë tek zgjidhim i vetëdijes përmes meditimit transhendental.

Gjatë ushtrimit, medituesi e çon vëmendjen drejt shtresave të stërholluara të procesit mendor.

Kur pushon aktiviteti i zëshëm mendor dhe kur shpirti “ikës” qetësohet, medituesi fillon të vetëdijesohet edhe për mendimet më të ndjeshme.

Në një kohë që trupi qetësohet dhe relaksohet thellësisht  i lejon arsyes që ta përcjellë natyrën e vet. Dhe, pa kurrfarë mundimi, ta kapërcejë secilin aktivitet mendor dhe të arrijë deri te burimi i mendimit.

Arrin deri te gjendja e qetësuar dhe më pak e trazuar e shpirtit, që është gjendja e qetësisë së plotë mendore, apo e vetëdijes së pastër, madje duke e ruajtur plotësisht gjendjen e zgjimit të brendshëm.

Gjendja e zgjimit gjatë praktikimit të MT-së rritet dhe nuk mjegullohet.

Kjo është përvojë e gjendjes së katërt të vetëdijes apo vetëdijes transhendetale, që ringjallë kreativiteti e individit, potencialin  e pazhvilluar, inteligjencën dhe dinamizmin.

E gjithë kjo përmirëson efikasitetin dhe suksesin në jetën e përditshme.

Në gjendjen e katërt të vetëdijes medituesi e qetëson mendjen deri në shkallën kur mbetet pa mendime.

Atëherë e  fiton kreativitetin dhe energjinë nga jashtë, ndërkohë që qetësinë, kreativitetin dhe kënaqësinë e kërkon brenda.

Sipas Maharishit, gjatë meditimit transhendetal  vëmendjen tonë  e drejtojmë brenda, derisa të mos i kapërcejmë aktivitetet e fundit mendore dhe ta arrijmë burimin e mendimeve.

Në atë moment shpirti qetësohet plotësisht. Nuk ka mendime, me më cilat zakonisht jemi të mësuar, por gjendemi në gjendjen e vetëdijes së pastër.

Procesin nuk mund ta përshkruajmë me fjalë, pasi medituesi gjatë MT-së, në aspektin fizik nuk punon.

Sipas ligjeve fizike puna varet nga madhësia e forcës që  e kryen punën dhe gjatësisë së rrugës.