Highlight Success ZONE

Si arriti suksesin pas moshës 75 vjeçare themeluesi i KFC-së?

Harland Sanders

Harland Sanders apo i njohur edhe si Koloneli Sanders, themelues I KFC-së do t’iu mahnitë me storien e tij të suksesit duke i tejkaluar kështu sfidat e shumta të jetës së tij dhe duke triumfuar në fund të saj.

Kur ishte vetëm 6 vjeçar, babai i tij vdiq. Ai u desh të kujdesej për motrën dhe vëllanë pasi mamaja e tij duhej të punonte gjithë kohës. Kjo nënkuptonte se ai duhej edhe të përgatiste ushqimin për familjen kështu duke e bërë atë një kuzhinier qysh në moshën 7 vjeçare.

Meqë familja e tij nuk kishte kushte të përshtatshme për jetesë ai u detyra të linte shkollimin në klasën e shtatë dhe të fillonte punën gjatë gjithë ditës. Kështu, ai u mor me punë nga më të ndryshmet.

Në moshën 40 vjeçare hapi restaurantin e tij në një stacion treni në Kentucky, dhe u shërbente ushqim lokal udhëtarëve. Shumë shpejtë lokacioni u shndërrua në një vend favorit për njerëzit pasi që Koloneli kishte zbuluar recetën perfekte me 11 përbërës që askush nuk mund ta linte pa provuar, ai vendosi që ta quante atë “Kentucky Fried Chicken”. Në vitin 1950 ai u emërua si Kolonel, titulli më I lartë i nderit që një shtet mund të jap.

Edhe pse çdo gjë shkoi sipas planit për një kohë të shkurtë, gjërat ndryshuan dhe restaurante të tipit të njëjtë u hapën shpejtë në qytet kështu duke i marrë punën dhe duke e lënë atë të bankrotuar e vetëm me $105 në muaj.

Mirëpo Koloneli Sanders nuk njihej si një njeri që dorëzohej lehtë. Pas katër vitesh, ai mori gruan e tij drejt një udhëtimi bashkë me pajisjet e kuzhinës që i nevojiteshin për të gatuar. Me gjithë atë vullnet dhe optimizëm që do t’ia dilte mbanë, trokiti në derën e shumë restauranteve dhe ju kërkoi atyre me mirësjellje nëse do ta lejonin t’iu gatuante atyre pulën më të shijshme që kishin ngrënë ndonjëherë. Nëse restaurantit iu pëlqente shija e saj atëherë ata arrinin një marrëveshje. Derë me derë, ai arriti të siguronte rreth 600 restaurante dhe furnizonte ato të gjitha me pulën e tij të marinuar.
Po atë vit Kolonelit Sanders atij iu afrua një sipërmarrës kapitalist me avokatin e tij që kërkonin t’ia blinin të drejtat e kompanisë. Kjo kontratë përfshinte që KFC të shpërndante rrjetin e saj në gjithë botën mirëpo receta do të ruhej dhe nuk do të tregohej. Edhe pse skeptik në këto rrethana, në moshën 75 vjeçare Koloneli Sanders shiti kompaninë e tij për 2 milionë, po ashtu me përfitime të tjera si rrogë deri në fund të jetës prej $75,000, vend në bord, pronësi të shumicës së francizave të KFC-së dhe po ashtu mbeti përfaqësues i imazhit të brendit përgjithmonë.

Edhe pse arriti të fitonte milionat në moshë të shtyer, ai tregoi se qëllimi i tij nuk ishte kurrë të pasurohej por të njihej për aftësitë e tij të kuzhinës. Por me sa duket Kolonelit Sanders, iu plotësua kjo ëndërr bashkë me shumë të tjera falë përkushtimit të tij dhe vullnetit të lartë që kishte.