Highlight Modë & Bukuri

Shtetet që kanë fituar më së shpeshti Miss Universe!

Miss Universe

 

Miss Universe si garë u krijua në vitin 1952 dhe është gara më e rëndësishme ndërkombëtare e bukurisë femërore që mbahet një herë në vit. Miss Universe është një nga ngjarjet më të shikuara në botë me një audiencë prej 600 milion shikues.

Kjo garë u krijua nga kompania e veshjeve “Pacific Mills”.

Duke u bazuar në informacionet në faqen zyrtare të Miss Universe ne kemi rënditur pesë vendet  që e kanë fituar këtë garë më së shpeshti ndër vite.

Shtetet e Bashkuara, Venezuela dhe Puerto Rico janë tri vendet që kanë nxjerrë më së shumti fituese të kësaj gare.   Suedia dhe Filipinet rënditën në vendin e  katërt, duke nxjerrë nga tri fituese gjatë këtyre viteve.

Që nga viti 1952, konkurrenca e Miss Universe ka qenë një ngjarje globale, duke siguruar një platformë për vajzat  në mbarë botën të prezantojnë bukurinë e tyre.

Amerika është shteti që e ka rrëmbyer kuroren e më të bukurës tetë herë;

Miss Universe 2012 Olivia Culpo është nga Rhode Island.

Në vitin 1954 Amerika e mori kurorën e më të bukurës me Miriam Stevendson dhe dy vite me vonë Carol Morris. Në vitin 1960 Linda Bement u bë fituese e Universit si vajza më e bukur. Ndërsa 7 vite më vonë Sylvia Louise Hitchcock rrëmbeu këtë kurorë. Shawan Weatherly në vitin 1980, Chelsi Smith në vitin 1995 dhe Brook Le në vitin1997 për ta bërë Amerikën vendin me numer record të cmimeve në këtë garë.

 

Venezuela ndër vite ka fituar këtë garë 7 herë dhe njihet për femra me bukuri të jashtëzakonshme.

Dayana Mendoza fitoi Miss Universe 2008.

Për herë të parë këtë cmim Venezuela  e mori në vitin 1981 me Irene Saez për të vazhduar me Barbara Palacios në vitin 1986.

Dhjetë vitë më vonë Alicia Machado u shpallë më e bukura e botës dhe deri në vitin 2008 Venezuela nuk e mori më këtë cmim derisa në garë u përfshi Dayana Mendoza dhe e riktheu bukurinë amerikane në krye të Miss Universe. Traditën e vazhdoj Stefania Fernandez një vit më vonë për ti lënë radhën Gabriela Isler në vitin 2013 kur u shpall më e bukura e Universit.

Porto Riko ka rrëmbyer pesë herë titullin e Miss Universe.

Miss Puerto Rico Dayanara Torres pasi fitoi Miss Universe 1993.

Bukuroshja Marisol Marisol Malaret në vitin 1970 u bë fituese e garës më të madhe të bukurisë në Universe, pastaj Deborah  Carthy-Deu në vitin 1985. Pas disa viteve, saktësisht në vitin 1993 Daynara Torrës rrëmbeu kurorën e më të bukurës për ti lënë radhën në vitin 2001 Denisë m. Quinones për të mbajtur këtë kurorë për një vit.

 

Filipinet kanë pasur tri fituese

Miss Philippines 2015 Pia Wurtzbach fiton titullin.

Këtë cmim e ka fituar edhe Gloria Diaz në vitin  1969, margarita Moran në vitin 1973.

 

Edhe Suedia ka pasur tri fituese në historinë e Miss Universe.

Miss Universe 1984, Yvonne Ryding e Suedisë.

Në vitin 1955 Hillevi Rombin kishte rrëmbyer kuroren e më të bukurës në Universë pastaj në vitin 1966 Margereta Arvidson e riktheu përseri këtë kurorë në Suedi.