Highlight Të tjera

Shtetet me nivelin më të ulët të krimit

krim

Edhe pse krimi mund të ndodhë çdo kund, ka shumë shtete të cilat kanë nivel më të ulët të krimit krahasuar me disa të tjera. Këto 5 vende jo vetëm që janë disa nga vendet më më së pakti krim, mirëpo janë edhe disa nga vendet më të bukura, që ja vlejnë të vizitohen.

1. Qipro;

Qipro njihet si një ndër vendet më paqësore në Evropë. Klima është e ngrohtë, plazhet janë të bukura dhe kultura mbresëlënëse.

2. Singapori;

Singapori është qyteti më I sigurt në Azi. Nëse jeni fans I kuzhinës aziatike, patjetër duhet të vizitoni këtë vend në Korrik, për tu bërë pjesë e festivalit të ushqimit në Singapor.

3. Norvegjia;

Norvegjia po ashtu renditet si një ndër vendet më të sigurta në botë, dhe më të qeta. Është me të vërtetë e sigurt dhe paqësore sidomos nëse udhëtoni jashtë qyteteve të mëdha.

4. Hong Kongu;

Hong Kongu është i njohur për nivelin e ulët të krimit, pavarësisht numrit të lartë të popullsisë. Po ashtu është i njohur për qendrat e mëdha të mallrave. Dhe shumica e gjërave mund të blihen pa taksa shtesë.

5. Zvicra;

Zvicra shpesh karakterizohet si vendi më paqësor në botë. Edhe nëse ka ndonjë krim, shpesh kryhet nga të huajt.