Shtëpi / Dekor

Shtëpia “pemë”, ëndërr për çdo fëmijë

shtëpia

Jo vetëm fëmijet por edhe të rriturit e duan gjelbërimin, kopshtin, pemët dhe freskinë që të sjellin në ditët e nxehta. Por, shumë më argëtuese do të ishte sikur në brendi të shtëpisë tuaj ta kishit një pemë prej së vërteti.  Blogerja  e njohur, Jessica Ries, ka marrë guximin për ta shndërruar shtëpinë e saj në një vend me pemë. Ideja e saj erdhi pasi pa një pemë gjigante në një dyqan lodrash në  Saint Palin, Minesota. Sigurisht që u desh kohë për të realizuar këtë ide dhe për të gjetur njerëzit me të cilët do ta realizonte atë.

Tani më fotografitë e reja që ka shfaqur në llogarinë e saj në Instagram Brenda shtëpisë së saj shihet një pemë e madhe që ngjan me ato të vërtetat, por që në realitet është qepur me mjeshtëri nga një rrobaqepës i përkushtuar.

Realizimi i kësaj ideje i morri kohë Jessices rreth një Muaj, bashkë me ekipin e saj talentuar. E ndërtuar nga druri më të cilën ndërtohen edhe anijet, me xhama dhe me një qilim prej leshi, pema është shndërruar në një vend aventurash për fëmijët.

Prindërit kanë vendosur që këtë kënd atraktiv për fëmijët e tyre ta realizojnë në një pjesë të dhomës së tyre të ndejës për të pasur fëmijët e tyre nën përcjellje gjatë gjithë kohës, por edhe për shkak të imazhit  unik që ju sjellë edhe atyre emocione të veçanta.