Meditimi Yoga

Shtatzëna, ua prezantojmë tekniken e frymëmarrjes “Sudarshan Kriya”

shtatzëna

Për gjatë shtatzënisë vazhdimisht këshillohemi për hapat që duhet të ndjekim për të pasur një proces të mbarë të zhvillimit të bebes por edhe kujdesin ndaj vetës.  Teknika e frymëmarrjes “Sudarshan Kriya”, do t’ju bëjë të gjeni lumturinë e shpirtit tuaj përmes frymës merrni dhe nxirrni.

Frymëmarrja është lidhja mes trupit dhe mendjes. Frymëmarrja është thelbi i mendjes e shëndoshë. Mbi këto parime e ka përhapur këtë teknikë të frymëmarrjes, ligjëruesi shpirtëror Sri Sri Ravi Shankar, i cili me udhëzimet e tij mbi këtë lloj të frymëmarrjes tashmë është bërë i njohur në mbarë botën. Kjo teknikë në veçanti është efektive gjatë meditimit…

Duke e ditur se përmes frymëmarrja së drejtë në mund të heqim nga trupi ynë 90 për qind e toksinave, sigurisht që është e rëndësishme të ndjekim udhëzimet e duhura për të kryer këtë proces të rëndësishëm të organizmit.

Sipas Shankar, kur ne përpiqemi të ndjejmë çdo herë frymarrjen tonë ne largojmë shqetësimet dhe ankthin nga vetja. Meqë frymëmarrja është e lidhur me emocionet , atëherë duhet të dini se për cdo emocion që keni ka një ritëm tjetër të frymëmarrjes. Duke menaxhuar  frymëmarrjen tonë ne njohim më mirë vetën…dhe mund të fitojmë mbi çdo emocion negativ, si zemërimi, xhelozia dhe lakmia.

Një studim i bërë nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, vlerëson se teknikat e kësaj frymëmarrje mund të lirojnë të gjithë njerëzit e në veçanti shtatzënat nga ankthi dhe depresioni.

Ajo që duhet të bëni është thjeshtë të uleni në nje vend te qetë dhe të provoni të merrni frymë thellë, tri-katër frymëmarrje brenda një minute…Ndoshta një fillim mund t’ju ndihmojë një orë digjitale, derisa ta keni përvetësuar mirë këtë teknike frymëmarrjeje.

Pra, çdo frymëmarrje duhet të jetë e thellë dhe të zgjasë deri ne 15 sekonda, dhe derisa e kryeni këtë proces provoni të vini në të njëjtën linjë mendjen dhe zemrën tuaj. Energjia e akumuluar në pjesën e prapme të kokës do të zhvendoset përmes zemrës në çdo pjesë të trupit tuaj…

E gjithë kjo do t’ju ndihmojë skajshmërisht shumë në lehtësimin nga stresi dhe shqetësimet shëndetësore.