Highlight Storie Inspirimi

Shpikni ritualet tuaja të vogla!

ritualet

Shihni vetën si magjistar që ju duhet të kërceni e të këndoni për ta nisur ritualin. Shpikni një ritual që të jetë vetëm i juaji, një ritual i cili do të jetë rruga juaj e shkurtër drejtë vetë motivimit.

Teksa lexoni mënyrat e ndryshme për të motivuar vetën mund të keni vëmë re, që shpeshherë çelësi është veprimi. Kur bën diçka, kjo të çon drejt diçkaje tjetër. Është një ligj i universit,një objekt në lëvizje, qëndron në lëvizje.

Provoni një ritual të thjeshtë për vet motivim. Portali Unik rekomandon ecjen. Shumë herë i shohim disa probleme si tepër të vështira dhe të pazgjidhshme.

Dhe ecja mund t’ju ndihmoj shumë që të reflektoni për këto probleme dhe do të shihni se do ti zgjidhni shumë më lehtë. Duke ecur çdo ditë ju do të hetoni një zbulim brenda vetës, çdo ditë ju vie diçka e re në mendje dhe ju do të ndiheni më të motivuar.

Të fillosh një ritual është të ndërmarrësh një veprim që ju çon drejt zgjidhjes.

Shpikni ritual të vogla për vetën tuaj që do t’ju hapin rrugë.

Do të keni vepruar para se t’ju “vijë dëshira” të veproni.

Ritualet do tua largojnë gjithmonë ngurrimin e brendshëm, kështu që do të motivoheni në një mënyrë të kontrollueshme dhe të parashikueshme.

Ju mund të mendoni se meqenëse nuk jeni shkrimtar, piktor apo poet, kjo nuk bën për ju. Por, ju jeni gabim. Në fakt, gjithë jetën tuaj e keni ju në dorë për ta krijuar.

Nuk ka ndonjë profesion “krijues” që është i veçantë për të tjerët, si një klub ekskluziv. Në secilën punë që bën përdorni kreativitetin. Vetëm kështu do të kuptoni sa e bukur është jeta.