Highlight Shëndeti

Shpeshtësia e urinimit do të thotë shumë për shëndetin tuaj

urinimi

Për ju mund të duket shumë e parëndësishme fakti se sa herë urinoni brenda ditës, por kjo qështje vërtetë duhet t’ju interesoj. Shpeshtësia e urinimit mund t’ju ndihmoj të  mësoni shumë për shëndetin tuaj.

Urinimi normal

Megjithëse nuk ka numër të përsosur të kohës që ju mund të urinoni, njerëzit shkojnë në banjë mesatarisht 4 deri në 7 herë.  Por, mos u shqetësoni nëse pëshpëriteni më shumë se 7 herë në ditë,sepse ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë në shkaktarët  e urinimit, siç është niveli i hidratimit dhe mënyra se si po hidratoni trupin tuaj.

Pirja e tepërt e ujit do të bëjë që ju të urinoni  më shpesh, ashtu si dhe sasia e tepruar e kafesë, alkoolit dhe “irrituesve”  të  fshikëzës. Njerëzit me fshikëza  të  ndjeshme mund të urinojnë aq shpesh sa që mund t’ju kalojë në bezdi.

 Urinimi i shpeshtë

Urinimi për më shumë se  11 herë në ditë është konsideruar si një problem dhe është një shenjë e fshikëzës tepër aktive. Kjo do të thotë që fshikëza juaj është ngushtuar së tepërmi dhe kjo gjë rezulton me urinim të shpeshtë. Sipas Dr. Neil Grafstein, ndihmës profesor i urologjisë në NYC të Spitalit të Malit Sinai, ne mund të stërvitim fshikëzën tonë në mënyrë që të shmangim këtë problem.

 Fakte mbi urinimin

Në kundërshtim me atë që keni dëgjuar deri më sot,  mbajtja e urines nuk është e dëshme nëse nuk ju shkakton dhimbje;

Megjithatë, mbajtja e urinës mund të rrisë rrezikun e infeksioneve;

Ngjyra normale e urinës është e verdhë;

Disa ushqime mund të ndryshojnë ngjyrën e saj – manaferrat e bëjnë atë rozë;

95% e urinës është ujë;

Kur hani  shparguj urina e juaj mund të mbajë erë të keqe;