Highlight Success ZONE

“Shpejtësia është gjithçka” – Ortega themeluesi i markës ‘Zara’

Amancio Ortega

Amancio Ortega themeluesi i markës spanjolle ‘Zara’ arriti themeluesin e Microsoft, për tu bërë njeriu më i pasur në botë.
Përkundër Warren Buffet e Bill Gates, miliarderi spanjoll është larguar nga mediat për vite me radhë kështu duke grumbulluar vlerë neto prej më shumë se 77 miliardë dollarësh. Perandoria e tij e modës është ndërtuar mbi një themel prej 7.000 dyqanesh.

Këtu janë katër mësime nga personi me vlerë 77 miliard dollarësh.

 

Mësimi 1: Shpejtësia është gjithçka.

 

Kur Ortega themeloi Zara në vitin 1975, ai e ngriti botën me pakicë me një orar të shpejtë. Strategjia e tij ishte të rifreskonte stokun në dyqanet Zara dy herë në jave.
Kjo shpejtësi është bërë një shenjë e biznesit të Ortega dhe një pikë e keqe për konkurrentët e tij. Ndërsa një fustan i modeluar gjatë Javës së Modës në Londër apo New York, Milano, Paris, mund të kërkojë muaj për të arritur në një dyqan, një dizajn i ngjashëm mund të gjendet në Zara vetëm disa ditë më vonë.

 

Mësimi 2: Mbajeni atë që dëshiron klienti juaj.

 

Në raportin vjetor të vitit 2010, i fundit para se Ortega dha dorëheqjen nga posti i tij si kryetar, ka shkruar: “Konsumatori duhet të vazhdojë të jetë fokusi ynë kryesor i vëmendjes, si në krijimin e koleksioneve tona të modës dhe në hartimin e dyqaneve tona, të sistemit tonë logjistik dhe të çdo aktiviteti tjetër “.

Mësimi 3: Kontrolloni zinxhirin e furnizimit.

 

Ndërsa firmat e tjera të modës kanë bërë rrobat e tyre në Kinë për shkak të kostove të lira të punës, Inditex ka shumicën e prodhimeve të tyre nga Spanja, Portugalia dhe Maroku. Ky zinxhir i shkurtuar i furnizimit lejon kompaninë të reagojë shpejt ndaj tendencave të reja. Në këtë mënyrë, dyqanet magazinojnë atë që konsumatorët duan ta blejnë dhe nuk mbesin me inventar të padëshiruar.

 

Mësimi 4: Mbaj mend se ku janë rrënjët e tua.

 

I lindur për një baba që punonte në hekurudha dhe nënën që ishte shërbëtore, Ortega la shkollën në moshën 14 vjeçare për të filluar të bënte para.
Ortega ka qëndruar besnik ndaj fillimeve të tij të përulura. Ai kurrë nuk ka pasur një zyrë, sipas The Telegraph. Ai punon në një tavolinë në selinë e Inditex në qytetin e tij të La Coruña, duke folur vazhdimisht me dizajnuesit e fabrikës, ekspertët e pëlhurës dhe blerësit.