Highlight Storie Inspirimi

 Shndërrojini gabimet në bekime

gabimet

“Shndërrojini plagët e jetës në mësime të vyera.”

~Oprah Winfrey

Pas çdo gabimi fshihet një mësim i vyer.

Një fëmijë bën plot gabime gjatë kohës që përpiqet të mësojë sit ë shkruajë ose si t’i japë biçikletës dhe kjo na duket më se normale.

Sepse e dimë që vetëm kështu mësohet, madje mund të bëhesh edhe mjeshtër në atë që kërkon të mësosh.

Kur është kështu, atëherë pse ndodhë që të rriturit mërziten aq shumë kur bëjnë ndonjë gabim? Po ai arsyetim, që bëhet normalisht për fëmijët, duhet të bëhet edhe për ju.

Të gjithë ne bëjmë gabime. Po të mos bënim të tilla, nuk do të kishim mësuar kurrë asgjë, nuk do të ishim bërë as më të zgjuar e as më të mençur.

Ne jemi të lirë të bëjmë zgjedhjet tona dhe, për pasojë, kemi edhe lirinë për të bërë gabime.

Gabimet të lëndojnë, por, po të mos mësojë nga gabimet që bëjmë, atëherë dhimbja që përjetojmë prej tyre shkon kot.

Në fakt sipas Ligjit të Tërheqjes Universale, ne do të bëjmë të njëjtin gabim vazhdimisht. Ndërsa,  pasojat e tij të na lëndojnë aq shumë saqë, më në fund, të mësojmë prej tij.

Arsyeja që njeriu vuan nga gabimet, është pikërisht që të mësojë prej tyre, e të mos i përsëritë më.

Që të mësosh nga gabimi, në fillim duhet ta pranosh atë. Dhe, pikërisht këtu, në këtë pikë, shumë njerëz dështojnë sepse shumë shpesh ata ia vënë fajin dikujt tjetër për gabimin e tyre.