Highlight Të tjera

Shkruani historinë tuaj personale në këtë mënyrë…

shkruani historinë tuaj personale

A jeni gati të shkruani historinë e jetës tuaj? Ndiqni këto pyetje…

1. Shkruani emrin tuaj. Çfarë domethënie ka?
2. Ku dhe kur keni lindur?
3. Shkruani për nënën tuaj. Çfarë duhet të dinë të tjerët për të?
4. Shkruani për babanë tuaj. Çfarë duhet të dinë të tjerët për të?
5. A keni motra apo vëllezër? Shkruani për ta.
6. Ku jeni rritur? Çfarë mbani në mend nga ajo kohë?
7. Mendoni për shtëpinë në të cilën jeni rritur. Si ishte ajo?
8. Si dukej dhoma yte?
9. Cili ishte aktiviteti juaj I pëlqyer si fëmijë?
10. Cili ishte vendi më I pëlqyer si fëmijë?
11. Kush ishin miqtë tuaj?
12. Si ishte shkolla për ju?
13. Shkruani për gjyshërit. Si ishin ata?
14. Shkruani për ditët tuaj adoleshente.
15. Cili ishte libri juaj I preferuar?
16. Cila ishte dita juaj më e lumtur?
17. Si I festonit ditëlindjet?
18. Cila ishte festa juaj e preferuar?
19. Cila pjesë ishte më e vështira teksa rriteshe?
20. Kur u larguat së pari herë nga shtëpia? Shkruani për këtë eksperiencë.
21. A keni ndonjë storie qesharake që ka kaluar gjeneratë në gjeneratë në familjen tuaj?
22. Cila ishte puna juaj e parë?
23. Çfarë keni dashur të bëheni kur të rriteshit? A realizuat atë ëndërr?
24. Cila ishte pjesa më e mirë gjatë viteve të 20-ta?
25. A kishit një të dashur gjatë adoleshencës? Shkruani për atë.
26. Për çfarë jeni më së shumti krenar?
27. Çfarë do të donit që kurrë mos ta harronit?
28. Çfarë këshille do ti ipje vetës në moshë të re?