Highlight Storie Inspirimi

Shkenca thotë: optimizmi hapë rrugët dhe sjellë më shumë lumturi

optimizmi

Studimet tregojnë se optimistët “dalin më mirë në shkollë, gëzojnë shëndet më të mirë, fitojnë më shumë para, krijojnë martesa jetëgjata dhe të lumtura, qëndrojnë të lidhur me fëmijët e tyre dhe ndoshta edhe jetojnë më gjatë”

Duke qenë se nga optimizmi kemi kaq shumë të mira, kaq shumë gjëra pozitive, atëherë është shumë më e lehtë të jemi optimist se sa pesimist,

Sa herë ndiheni pesimistë apo të dërmuar, mos harroni që të vazhdoni të mendoni.

Sa më shumë të mendoni për një situatë, aq më shumë mundësi veprimi do të shihni. Dhe, sa më shumë veprime të vogla të ndërmerreni, aq më shumë energji optimiste do të fitoni.

Një optimist vazhdon të mendojë dhe vetë motivohet

Një pesimist nuk mendon më dhe  në fund të dorëzohet.

Njerëzit mendojnë se të mendosh me optimizëm është diçka që buron nga zemra, jo nga koka.

Nga ana tjetër, pesimistët janë “realist”. Në fakt nuk do t’jua thonë asnjëherë se janë pesimistë. Në mendjet e tyre, ata janë realist.

Dhe kur përballen me optimistët e vërtetë, i tallin që gjithmonë “synojnë lart:,  dhe që nuk përballem me realitetin e ashpër.

Pesimistët e përdorin vazhdimisht imagjinatën për të përfytyruar skenarët më të këqija, dhe më pas, duke arritur në përfundim se kanë humbur, nuk veprojnë fare.

Optimistët zgjedhin të përdorin ndryshe imagjinatën. Ata nuk ikin nga realiteti, por e krijojnë vet realitetin  e tyre!