Highlight Lifestyle Storie Inspirimi

Shkenca e thotë: gratë jetojnë më gjatë nëse jetojnë në natyrë!

gratë

Zonja të dashura, ndoshta jeta urbane po ju përmbushë aktualisht, por jetëgjatësia e juaj varet nga koha që e kaloni në natyrë.

Prandaj,mbushni çantat rroba dhe ushqim dhe rrini për disa ditë në ambiente malore, liqene dhe bjeshkë. Bëjeni këtë sa herë të keni mundësi.

Me sa duket, nënë natyrë është eliksiri i jetës për ju. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se gratë që jetojnë në natyrë jetojnë më gjatë. Gjegjësisht, mjedisi natyror ulë stresin dhe rrit aktivitetin social dhe fizik.

Studimi u krye në Harvard  në Shkollën e Shëndetit dhe spitalin e grave analizuan 108, 630 gra për 8 vjet.

Gjatë kësaj kohe, 8, 604 gra vdiqën, dhe shkencëtarët konsideronin faktorët si mosha, pirja e duhanit, raca dhe statusi socio-ekonomik.

Gjetjet treguan se gratë që jetonin në mjedise të gjelbra kishin një normë më të ulët të vdekshmërisë prej 12% krahasuar me gratë që jetonin në zona urbane.

Për më tepër, gratë që jetonin në zona të gjelbëruara  kishin një normë më të ulët vdekjeje prej 34 për qind për shkak të ajrit të pastër dhe mundësisë së vogël të prekjes nga kanceri.

Studiuesit besojnë se këto rezultate rezultojnë nga fakti se gratë e rrethuara nga natyra janë më pak të prira ndaj depresionit dhe ndjenjave negative dhe nuk janë të ekspozuar ndaj efekteve katastrofike të zhurmës, ndotjes së ajrit, kimikateve dhe madje edhe të nxehtësisë ekstreme.

Për më tepër, gjelbërimi u ofron atyre një mundësi për të qenë më aktive fizikisht dhe të ndërveprojnë me njëri-tjetrin.

Koha e kaluar jashtë zbut dhe i ndihmon ato të lidhen me natyrën, duke përmirësuar ndjeshëm shëndetin e tyre mendor.