Highlight Natyrë & Turizëm

Shkallët Haiku në Hawaii, definicion i bukurisë ilegale dhe të rrezikshme

Haiku

Nga plazhet e deri tek malet, bukuria tejkalon çdo pritje në Hawaii. Por nëse është një gjë që tërheq njerëzit më shumë se bukuria, është një gjë e ndaluar.

Shkallët Haiku, të njohura edhe si “Rruga për në qiell” janë më të vërtetë shkallët e vetme në botë që të ofrojnë pamjet më mahnitëse që keni parë ndonjëherë.

Dhe shumica prej këtyre fotografive janë bërë në mënyrë ilegale.

Ato u ndërtuan për flotën ushtarake detare për tu përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore. E askush se kishe menduar se njerëzit do të ngjiteshin në këto shkallë kaq të rrezikshme. Vetëm për të shkrepur disa fotografi e për ti postuar në profilet e tyre të Instagramit.

7 dekada pas krijimit të tyre, njerëzit ende vazhdojnë ti ngjitin këto shkallë, por me kalimin e kohës po bëhet më e rrezikshme se kurrë. P.sh në 2015, një stuhi bëri shkallët të shkatërroheshin edhe më shumë.

Nëse ju vendosni të kaloni nëpër këtë shkallë, do të gjobiteni me $1000 dhe do të paraqiteni në gjyq. Por kjo nuk i ndaloi njerëzit.

Shikoni disa nga fotografitë që do t’iu lënë pa frymë, ku e bukura gërshetohet me të rrezikshmen në një vend.