Dashuria Highlight

Shenjat që tregojnë se keni rënë në dashuri, edhe nëse nuk e dini këtë

dashuri

Rënia në dashuri është e ndryshme për të gjithë. Disa njerëz e përjetojnë dashurinë në shikim të parë, ndërsa historia e dashurisë për të tjerët mund të marrë pak më shumë kohë për t’u zhvilluar.
Megjithëse dallimi në mes të të diturit nëse jeni në dashuri ose thjesht jeni duke përjetuar një epsh mund të jetë e vështirë për tu bërë ndonjëherë. Mirëpo ka gjithmonë disa shenja treguese për ta kuptuar. Ja se si do ta dini që jeni në dashuri, madje edhe kur mendoni se nuk jeni, sipas disa ekspertëve.

Ju ndiheni të emocionuar dhe të lumtur rreth këtij personi

Ndjenja e lumturisë, më shumë buzëqeshje, të imagjinoni atë ose të kujtoni aromën e parfumit të këtij personi lë të nënkuptohet që ju jeni dashuruar me të.

Pulsi i zemrës suaj rritet

Nëse ende jeni duke e mohuar dashurinë ndaj këtij personi, atëherë rrahjet e zemrës janë ato që do të tregojnë të vërtetën.

Ju ndiheni të sigurt afër tij

Kur I besoni një personi aq shumë sa që ndiheni tejet të sigurt afër atij, atëherë kjo është një shenjë tjetër e dashurisë.

Ai/Ajo ju bën të buzëqeshni sa herë mendoni për të

Jo vetëm fytyra, por edhe zemra juaj do të qeshë sa herë të kujtoni këtë person.

Ju gjithmonë siguroheni që të dukeni sa më bukur për të

Pavarësisht se çfarë po planifikoni së bashku, ju gjithmonë doni të dukeni sa më bukur për të.

Gjithmonë pritni me stres se kur do të shkruan/telefonon

Kur vëreni veten se po pritni që telefoni të bie, dhe pritni që të jetë ky person, atëherë dijeni se jeni të dashuruar!

A jeni të dashuruar?