Highlight Shëndeti Të tjera

Shenjat që tregojnë se jeni duke ngrënë shumë sheqer

sheqer

Shumica e njerëzve mendojnë se vetëm personat me diabet kanë nivele të larta të sheqerit në gjak. Por,çdo person mund të vuajë nga kjo dukuri dhe mund të mos e vëreni dëmin që mund t’ia shkaktoni vetes në organizëm dhe shëndet.

Ka disa shenja që mund t’ju japin “alarm” mbi konsumimin e tepërt të sheqerit.

Të gjithë e dimë se sheqeri i bardhë i rafinuar vjen nga kallami i sheqerit.Në gjendjen fillestare të tij kallami i sheqerit është në ngjyrë të errët,duke u rafinuar prodhohet forma e bardhë që ne njohim, por gjatë rrugës vetitë origjinale dhe ushqyese të  kallamit të sheqerit humbasin sepse janë hequr në procesin e rafinimit.Në fund mbetët një produkt shumë i ëmbël në shije e pa asnjë lloj cilësie.

Nëse ndjeni vazhdimisht uri, keni etje të tepërt dhe gojë të tharë, ndjeni lodhje dhe urinoni shpesh atëherë duhet të dini se ju po e teproni në përdorimin e sheqerit./Unik Portal/