Highlight Shëndeti

Shenjat që tregojnë se fëmija juaj mund të jetë autik

Autizmi është një çrregullim që kap rreth 15% të fëmijëve. Përderisa autizmi është prezent në të gjitha racat e grupet, CDC raporton se është më i përhapur 4.5 herë më shumë tek djemtë se tek vajzat.

Sipas Autism Navigator, shenjat e autizmit shfaqen herët në fëmijëri. Edhe pse nuk ka shërim për këtë lloj çrregullimi, intervenimi i hershëm mund të ndikojë që fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre më shumë.

Disa nga shenjat që mund të ju ndihmojnë të identifikoni autizmin tek fëmija juaj janë këto:

Aftësia e të folurit nuk është zhvilluar;

Studimet kanë treguar se fëmijët që kanë autizëm kanë mundësi më pak për të folur në vitet e hershme të jetës. Mirëpo kjo ‘simptomë’ jo gjithnjë do të thotë që fëmija juaj mund të ketë autizëm. Po ashtu mungesa e aftësisë për të folur në moshën e hershme të fëmijëve që përballën me autizëm nuk do të thotë që ky fëmijë nuk do të zhvillojë këtë aftësi me kalimin e kohës.

Fëmija nuk përdorë gjeste për tu shprehur;

Edhe nëse nuk është koha e duhur që fëmija juaj të flasë, ai do të mundohet të flasë përmes gjesteve. Sepse e folura nuk është mënyra e vetme e të komunikuarit. Si p.sh ju përshëndet me dorë, ju dërgon puthje në ajër etj. Nëse fëmija juaj nuk e ka as këtë aftësi të komunikimit të zhvilluar, duhet të flisni me doktorin.

Nuk ju shikon dhe nuk ju përgjigjet;

Fëmijët autik zakonisht shmangin kontaktin me sy, dhe nuk përgjigjën kur ju thërrisni emrin e tyre.

Adhurojnë rutinën;

Fëmijët autik zakonisht adaptohen me rutinën, dhe nuk ndihen rehat kur ajo ndryshon.

Kanë interes të shprehur vetëm në një gjë;

Zakonisht fëmijët me autizëm shprehin interes të lartë vetëm për një gjë dhe koncentrohen plotësisht në të. Një ndër gjërat më të shpeshta që ata kanë shprehur interesim është “Thomas the Train” (Treni Tomas).