Dashuria Highlight

Shenjat që tregojnë se ai vetëm po të shfrytëzon…

Kur një grua dashurohet, ajo i jep të gjitha emocionet e saj atij personi. Ajo është në gjendje të kalojë kufijtë vetëm ta bëjë këtë person të lumtur.

Dhe kur kjo vlerësohet dhe është e dy-anshme, nuk ka gjë më të bukur. Sidoqoftë, dashuria ndonjëherë është e verbër.

Ndonjëherë burrat nuk janë gati për të qenë në një lidhje me një grua sepse e dashurojnë, por thjesht sepse kanë nevojë për diçka që ajo lidhje ua ka mundësuar.

A mendoni se partneri juaj po ju shfrytëzon? Këto janë shenjat.

1. Ai nuk flet për përkushtim;

Nëse ai asnjëherë nuk diskuton të ardhmen me ty, atëherë kjo ndodh sepse ti nuk je pjesë e saj.

2. Nuk sillet sikur është në dashuri;

Nëse nuk vëreni që ai po sillet me dashuri ndaj jush mos u surprizoni.

3. Nuk dilni në takime;

Nëse ai nuk ju fton në takime, sipas tij, nuk fiton asnjë gjë nga të dalurit me ju.

4. Nuk ju njofton me shoqërinë dhe familjen e tij;

Ai nuk ju kushton aq shumë rëndësi sa t’ju njoftojë me më të dashurit e tij.

5. Është vetjak në dhomën e gjumit;

Atij nuk I intereson nëse ju po ndjeni kënaqësinë e njëjtë, përderisa ai po kënaqet për vete.

6. Nuk interesohet për ndjenjat e tua;

Nuk është hera e parë që ai ka bërë diçka që ju ka lënduar. Por duket sikur atij i intereson kjo edhe më pak…

7. Nuk hapet me ju;

Nëse ai nuk shpreh ndjenjat e tij, atëherë ai ka një jetë tjetër prej jush.