Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Shenjat që tregojnë që nuk jeni këmbëngulës

këmbëngulës

Janë disa armiq të vërtetë që qëndrojnë midis jush dhe arritjeve të rëndësishme.  Janë disa “parashenja” që tregojnë dobësi në këmbëngulje, por edhe shkaqet  e thella në nënvetëdije të kësaj dobësie. Studiojeni listën me kujdes dhe përballuni drejtpërdrejt me veten, nëse me të vërtetë doni të dini kush jeni, dhe çfarë jeni në gjendje të bëni.

Këto janë dobësitë që duhet të nënshtrohen nga të gjithë ata që dëshirojnë të grumbullojnë pasuri.

  1. Dështimi në njohjen dhe përcaktimin në mënyrë të qartë pikërisht të asaj që dëshironi.
  2. Zvarritja me ose pa shkak, zakonisht mbështetur në një grup alibishë të rëndomta dhe në justifikime.
  3. Mungesa e interesit në përvetësimin e njohurive të specializuara.
  4. Pavendosmëria, zakoni i ‘hedhjes së topit të tjerëve” në të gjitha rastet në vend që të përballeni drejtpërdrejt me problemet.
  5. Zakoni i mbështetjes tek alibitë, në vend të krijimit të planeve përfundimtare për zgjidhjen e problemeve.
  6. Vetëkënaqësia. Ka pak barna për këtë sëmundje dhe nuk ka shpresë për ata që vuajnë prej saj.
  7. Mënjanësia. Zakonisht reflektohet në gatishmërinë e dikujt për kompromis në të gjitha rastet, në vend që të përballet me problemet dhe t’i luftojë ato.
  8. Zakoni i fajësimit të të tjerëve për gabimet e veta dhe i pranimit të rrethanave jo të favorshme si të pashmangshme.
  9. Dobësia e dëshirës për shkak të mosangazhimit, lënies pas dore të zgjedhjes së motiveve që nxitin veprimin.
  10. Gatishmëria, madje padurimi për të hequr dorë që në shenjat e para të humbjes, bazuar në një ose më shumë prej 6 llojeve themelore të frikës.
  11. Mungesa e planeve të organizuara të shkruara në letër, ku dhe mund të analizohen.
  12. Zakoni i lënies pas dore të zhvillimit të ideve ose të përqafimit të mundësive, kur ato paraqiten.
  13. Të dëshirosh në vend që të jesh i gatshëm.
  14. Zakoni i kompromisit me varfërinë, në vend të synimit të pasurisë. Mungesë e përgjithshme e ambicies për të qenë, për të bërë dhe për të pasur.
  15. Kërkimi i të gjitha rrugëve të shkurtra drejt pasurimit, duke u përpjekur për të marrë pa dhënë një ekuivalente të drejtë, zakonisht i reflektuar në zakonin e kumarit, duke u përpjekur të shkohet drejt rrugëve “të shpejta”.
  16. Frika nga kritika. Dështimi në krijimin e planeve dhe vënien e tyre në veprim për shkak të asaj që njerëzit e tjerë do të mendojnë, bëjnë ose thonë. Ky armik qëndron krye të listës, për shkak të se përgjithësi ekziston në nënvetëdije, ku prania e tij nuk është e njohur.