Dashuria Highlight

Shenjat që jeni në një marrëdhënie me një narcisist

narcisist

Të jesh në një marrëdhënie me një narcisist është shumë situatë e vështirë emocionale që mund të ndikojë shëndetin tuaj mendor. Ju trajtoheni vazhdimisht si fajtor edhe për gjërat në të cilat ju nuk keni dorë fare.
Unik ju njeh me 10 shenja të një narcisti, të cilat do ti shfaqë gradualisht. Fillimi i një marrëdhënie me një narcisist zakonisht është i shpejtë dhe ai do t’ju bëjë shpejtë të besoni se ju jeni gjëja më e mirë që i ka ndodhur atij. Megjithatë, gjërat fillojnë të ndryshojnë.

1. Ju jeni duke u izoluar nga familja dhe miqtë tuaj!
Ai: “Pse ke nevojë të vizitosh tezen tënde? Ti e ke vizituar atë muajin e fundit”.
Ju: “Ajo është ende në spital.”
Ai”:”Ashtu siç thashë, e ke vizituar muajin e fundit”.
Koha që kaloni larg nga ai është koha kur ata fillojnë të ndihën të zhgënjyer. Projektimi është një nga shenjat dalluese të narcisistit. Nëse ata janë vet mashtrues, për të njëjtat gjëra do t’ju akuzojnë edhe juve. Këto akuza ai do ti ngre mbi ju në veçanti kur ju jeni jashtë shtëpisë, me ndonjë angazhim pune apo jeni me shoqërinë tuaj.

2. Ata përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni të pavlefshëm!
Narcisistët do të përdorin frazat si: “Të gjithë e dinë se ti nuk je e mirë për mua”. Mos harroni që kjo është një mënyrë që narcisisti të fitojë kontroll, t’ju bëjë të ndiheni “të pavlefshëm” dhe të izoloheni nga të tjerët.

3. Rregullat zbatohen për ju, jo për ata.
Ata mashtrojnë dhe presin që ju ti falni. Ai gjithmonë do t’ju bëjë fajtore edhe në rastet kur ju tradhton. Gjithmonë do të thotë që ju nuk I keni kushtuar sa duhet vëmendje atij. Por ju kurrë nuk do t’i përmbushni nevojat e narcisistit,sepse ata janë të këtillë. Dhe nëse ju shikoni një person tjetër, narcisisti do të vë në dyshim besnikërinë tuaj.

4. Ju kurrë nuk do të jeni mjaftueshëm e mirë për të!
Ata do të thonë se ju nuk jeni siç ju kanë menduar dhe se nuk jeni mjaftë argëtuese. “Është faji juaj” është një temë e zakonshme e narcisistit – ata mund ta thonë atë drejtpërdrejt ose tërthorazi. Ata gjithashtu tentojnë të komentojnë pamjen tuaj, nganjëherë në mënyra të drejtpërdrejtë dhe paraqiten sikur nuk janë të kënaqur me mënyrën se si visheni dhe rregulloheni.

5. Një narcist gjithmonë është i gatshëm t’ju godasë
Nëse keni thyer rregullat e narcistit, bëhuni gati për goditjet e tij. Ata janë të prirur për marrëdhënie abusive. Megjithatë, mbani në mend se kur të pajtoheni me narcisistin, goditja e ardhshme do të jetë më e madhe se ajo e fundit. Çdo herë që ekziston një shpërthim, abuzimi emocional mund të fillojë të përhapet në abuzime verbale – dhe pastaj të rritet në abuzimin fizik.