Highlight Të tjera

Shenjat që e keqja ka marrë jetën tënde

e keqja

A po përjetoni vazhdimisht rënie dhe ngritje në qëllimet tuaja dhe arritjet tuaja personale dhe profesionale?
Kjo ndodhë sigurisht pa dëshirën tuaj, dhe ju pa dijeni lejoni forcën e së keqes tju shpërqendroj dhe pastaj kjo forcë depërton në përditshmërinë tuaj.
Termin “Forca e së keqes” interpretojeni ashtu si ju duket më e përshtatshme, mallkimi, djalli, demonët e brendshëm…
Unik beson se pavarësisht se nga çfarë jeni pushtuar, ju mund të tejkaloni këtë gjendje dhe të rimerrni jetën tuaj në dorë.

1. Shenjat e para të “rrëshqitjes”
Si fillim do të filloni të mendoni, “Oh, do të jetë vetëm një herë. Nuk është një punë e madhe. Ne jemi të gjithë njerëzor dhe ne të gjithë bëjmë gabime. Duke i tejkaluar ndonjëherë gabimet që kemi bërë mund të jetë e shëndetshme. Një gabim këtu apo atje është OK. Por është territor i rrezikshëm. Ajo varet vetëm nga ajo që ju bëni pas rënies. Ju duhet të mendoni se ku është përqendruar vëmendja e juaj dhe rrjedhja e energjisë.

2. Dëshpërim;

Tani ti ke filluar ti thuash vetës: ” Unë jam tashmë i shqetësuar. Unë jam një dështim”.
Kjo është ajo faza kur filloni të humbni kontrollin mbi mendimet tuaja dhe përfundimisht trupin tuaj. Një herë mund të kthehet në disa herë. Kjo është zgjedhja tjetër që bëni nëse nuk vazhdoni rrugën tuaj.
Çfarë mund të bëni?

: Përkujtoni veten tuaj 80-vjeçare dhe pyeteni nëse do të vlejë seria e veprimeve që ju jeni duke bërë. Ju mund të ndaleni në çdo moment. Kjo nuk është një lojë dhe ju mund të dilni nga rrëshqitja në çdo kohë dhe të filloni të bëni rrugën tuaj.

3. Po e harroni qëllimin tuaj;

Shenjë: Ti e njeh qëllimin tënd, por pastaj fillon të mendosh për gjërat që mendon se duhet për të arritur atje, dhe shumë shpejt e harron qëllimin origjinal sepse je hutuar nga qëllimet më pak të rëndësishme.
Kjo është një nga strategjitë më të zgjuara që përdoren nga forcat e këqija. Këto forca me çdo kush dëshirojnë t’ju nxjerrin nga rruga e duhur.
Si ta ndaloni këtë?

Kujtojani në çdo rast vetës qëllimin tuaj kryesor.

4. Shenjat e barit të gjelbër;

Shpesh ju ndodhë që të pëlqeni jetën e dikujt tjetër, veturën, shtëpinë, krahasoni të ardhurat e të tjerëve me të ardhurat tuaja. “Forcat e këqija” bëjnë cmosqë t’ju mbushin mendjen dhe zemrën me palumturi, me idenë që ju nuk keni asgjë krahasuar më të tjerët.
Por, mos harroni, ju jeni ata që e përcaktoni vlerën e diçkaje.
Prandaj, mos e krahasoni veten me të tjerët. Krahasoni veten vetëm me veten dhe vendosni qëllimet dhe destinacionet tuaja. Përdorni njerëzit rreth jush si frymëzim se ku doni të shkoni, por kontrolloni ato kundër realitetit të jetës tuaj, qëllimeve dhe misionit.

5. Jeni bërë shumë kërkues;

Ju tashmë keni arritur një sukses, por prapë kërkoni të ngjiteni më lartë, duke e harruar vetën dhe duke u dhënë shumë pas materialës. Sepse, forcat e këqija punojnë vazhdimisht që j të mos arrini kënaqësi me vetën tuaj. Prandaj, punoni deri në masën kur nuk po e privon vetën nga dëshirat, relaksi, aktivitetet e lira, familja, miqtë dhe shëtitjet.

6. Ju po e prisni momentin e duhur;

A jeni në pritje të momentit të duhur, në mënyrë që të filloni një veprim që e keni menduar moti në kohë?
Ky është kurthi përfundimtar që i bën njerëzit e mirë joaktivë të humbasin momentin e veprimit. Nëse gjithmonë prisni momentin e duhur, nuk do të filloni kurrë dhe mund të jetë tepër vonë nëse prisni shumë kohë. Nuk do të jetë kurrë momenti i përsosur. Jeta është e çrregullt. Momenti i vetëm që mund të ndryshoni është e tashmja.

Si përfundim:

E keqja ndonjëherë mund të zvarritet në jetën tonë pa dijeninë tone. Krijo një pengesë në mënyrë që të mos e lejosh të të godasë. Trego mirësi për veten tënde.
-Filloni tani dhe të shijoni çdo që lidhet me ju.
-Mos krahaso veten me të tjerët.
-Mos harroni qëllimet e rëndësishme dhe arsyet pse i ke zgjedhur ato.
-Gjithmonë vlerësoni dhe ndryshoni mënyrën për të arritur qëllimet tuaja.
-Mos iu lini vend mendimeve negative në mendjen tuaj, qëndroni pozitiv dhe shijojeni çdo sekond.