Highlight Shëndeti

Shenjat më të zakonshme të shtatzënisë

shtatzënia

Çdo grua që ka qenë shtatzënë njëherë në jetë e di qe shenjat e shtatzënisë shpesh ngjajnë me shenjat të cilat shfaqen gjatë ciklit menstrual.

Unik Portal ju sjellë shenjat më të zakonshme të një shtatzënie:
  1. Gjakderdhje e pakët
    Shfaqja e gjakderdhjes me ngjyrë të zbehtë (ngjyrë rozë) mund të shfaqet nga 5-10 ditë pas mbetjes shtatzënë. Kjo është një shenjë e cila tregon se embrioni është implantuar (futur / përfshirë) në mitër.

Përse shfaqet kjo simptomë? Disa ditë pas ngjizjes, veza e pllenuar (fekonduar) kapet në murin e mitrës, duke shkaktuar disa pika gjaku të zbehta. Kjo është një shenjë e mirë, fëmija juaj është implantuar në murin e mitrës, rritet dhe zhvillohet në një vend të sigurt. Nëse e vëreni këtë simptomë, kontaktoni doktorin tuaj dhe bëni një test shtatzënie. Nëse zgjat më tepër kohë, bëni një kontroll dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull

  1. Gjinj të fryrë

Zakonisht, gjinjtë e fryrë dhe dhimbja e tyre janë shenjat e para të shtatzënisë. Gjinjtë janë të fryrë dhe dhembin sikurse ndodh edhe para ciklit menstrual, megjithatë, këto shenja mund të jenë më të theksuara. Kjo gjendje mund të zgjasë për disa javë ose gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Përse shfaqet kjo simptomë? Rritja e rrjedhës së gjakut e shkaktuar nga ndryshimet hormonale, i bën gjinjtë tuaj më të ndjeshëm dhe të fryrë. Përdorni të brendshme të rehatshme.

  1. Urinim i shpeshtë

Kjo simptomë zakonisht shfaqet dy deri në tre javë pas ngjizjes. Përse shfaqet kjo simptomë? Pas kapjes apo ngjizjes së embrionit në murin e mitrës, krijohet hormoni hCG (human chorionic gonadotropin) i cili është shkaktari kryesor për urinimin tuaj të shpeshtë. Ky hormon lëshon estrogjen dhe progesteron, hormone të cilat e ruajnë shtatzëninë.

  1. Errësim i thimthave të gjunjëve

Errësimi i areolës mund të shfaqet që në javën e parë pas mbetjes shtatzënë. Gjatë shtatzënisë areolat mund edhe të zmadhohen, ndërsa për sa i përket errësimit të tyre, kjo mund të ndryshojë gjatë kohës së shtatzënisë. Zakonisht, pas lindjes, areolat e rikthejnë ngjyrën e tyre normale.

Përse shfaqet kjo simptomë? Rritja e hormoneve gjatë shtatzënisë është shkaku i errësimit të ngjyrës së aureolave. Në këtë mënyrë gjinjtë tuaj fillojnë të përgatiten për dhënien e qumështit me gji.

  1. Të përziera në mëngjes

Shfaqja e të përzierave në mëngjes ose të vjellat, mund të jenë një shenjë e shtatzënisë. Kjo simptomë mund të zgjasë deri në fund të tremujorit të parë të shtatzënisë, megjithatë, tek disa gra kjo mund të ndodhë përgjatë gjithë shtatzënisë.

  1. Ndjeni lehtësisht aromat e ndryshme

Ndjeshmëria juaj ndaj aromave, mund të bëjë që ushqimi juaj i preferuar të mbajë erë aq të keqe saqë nuk do të donit ta provonit përsëri. Nuk do të thotë se mund të shfaqet në çdo shtatzëni, por tek ato të cilat kanë ndjeshmëri irituese ndaj aromave do t’ju thonë se e ndjejnë aromën e gatimit të shtëpisë fqinjë.

  1. Rritja e dëshirës për disa lloje ushqimesh Shumë studime të bëra ndër vite tregojnë se gratë shtatzëna përjetojnë rritje dëshire për disa ushqime të caktuara, veçanërisht në tremujorin e parë.

Të shijuarit me masë, është mjaft normale, por duhet të bëni kujdes me marrjen e kalorive boshe, veçanërisht nëse ato fillojnë t’i zëvendësojnë vlerat ushqyese të shëndetshme.