Highlight Storie Inspirimi Të tjera

Shënim vetës: Jeto për ty!

Shënim vetës: Jeto për ty!

Mos krahaso jetën tuaj me të tjerëve. Nuk ka krahasim mes hënës dhe diellit. Dyjat shkëlqejnë atëherë kur është koha e tyre.

Nëse nuk e keni ditur këtë atëherë kuptojeni se: Ju keni lindur për një qëllim të caktuar. Universi ka planet e tij gati për ju. Por nëse ju nuk jeni të hapur ndaj këtyre ndryshimeve atëherë kjo fazë tranzicionale do të ju shkatërrojë!

Mos lejoni askënd dhe asgjë në këtë botë që të ju ulë emocionalisht. Ju jeni ju, dhe për këtë duhet të tregoheni të fortë.

Asnjëherë mos krahaso vetën me të tjerët. Ju jeni unik në mënyrën tuaj dhe për këtë duhet të ndiheni krenar. Nëse dikush nuk pajtohet me këtë, atëherë është koha e duhur për ta lënë atë person jashtë jetës suaj.

Mrekullitë ndodhin, thjeshtë duhet të ndalosh së përpjekuri aq shumë dhe cdo gjë do të bie në vendin e saj herët apo vonë.

Ne jemi ata që i japim kuptim jetës sonë, nëse mendoni se jeta juaj nuk ka kuptim atëherë jeni ju fajtorë për të. Përqafojeni ndryshimin.

Për çdo gjë ka një zgjidhje, kërkojeni atë përndryshe nuk keni të drejtë të ankoheni.

Jeta është e shkurtër, jetoje! /Unik Portal/