Highlight Storie Inspirimi

Mëso të kesh kontroll mbi vetën!

kontroll mbi veten

Shumica prej nesh pajtohemi me rrjedhën e jetës dhe nuk provojmë aftësitë e tona. Nuk sfidohemi .

Nga sot e tutje përkushtohu për të vënë re gjithçka që të ngacmon. Shëno çdo gjë që të frymëzon. Ky është paneli  yt i kontrollit.

Motivimi nuk ka përse të jetë i rastësishëm.Për shembull, nuk keni përse të prisni me orë të tëra, derisa një këngë që ju pëlqen të transmetohet në radio.

Ju mund t’i zgjidhni  këngët që doni të dëgjoni.

Nëse ka disa këngë të caktuara që ju gëzojë, bëni një miks dhe mbajeni në makinë që ta dëgjoni në çdo moment.

Kontrolloni të gjitha këngët që keni dhe krijoni një “listë me këngët më motivuese” për vetën tuaj.

Përdorni gjithashtu edhe filmat. Sa herë ju ka ndodhur që, pas shihni një film të ndiheni të frymëzuar dhe të gatshëm për ta marrë botën përsipër?

Sa herë që kjo të ndodhë, shkruajeni emrin e filmit në një bllok të veçantë shënimesh, të cilit mund t’i vini një etiketë me emrin “butonat e duhur”.

Gjithashtu muaj deri në një vit më vonë, mund ta shihni filmin dhe të merrni të njëjtën ndjesi frymëzuese. Shumica e filmave që na frymëzojnë, kur i shohim për  herë të dytë janë edhe më të mirë.

Ti ke më shumë kontroll mbi mjedisin tënd. Por nuk je i vetëdijshëm për këtë. Mund të nisni ta programoni veten me vetëdije, që të jeni më të përqendruar dhe të motivuar.

Njihuni me forcën e kontrollit tuaj. Sa më shumë të dini për fuqinë tuaj aq më të vullnetshëm do të jeni dhe do të sfidoni veten.