Highlight Të tjera

Seminari: “Zëri i brendshëm-Suksesi i jashtëm” më 28 Prill në Prishtinë nga Sheki Useini

Sheki Useini

Fundi i Muajit Prill në Prishtinë sjell njërin ndër medituesit më të njohur shqiptar. Sheki Useini është ndër motivuesit më të mëdhenj shqiptarë,seminaret e të cilit kohët e fundit janë shumë të kërkuara dhe të diskutuara.

“Më mirë vuaj sot nga DISIPLINA dhe GUXIMI, se sa të vuash nesër nga PENDIMI dhe KEQARDHJA”  është tema qendrore e seminarit që do të mbahet me 28 prill në Prishtinë.

Inteligjenca është aftësia e njeriut ta përdorë Mendjen e tij, që në mënyrën më efikase të orientohet në botën e jashtme.

Mirëpo ajo nuk mund të të ndihmojë ta njohësh veten dhe brendinë tënde.

Intuita është ajo dhurata, që do të drejtojë dhe ndihmojë kah e brendshmja, kah ajo që ke sjellë me vete. Intuita është porta magjike për në brendinë tënde. Mendja e njeriut mund të jetë vetëm shërbëtori besnik i saj. Nuk guxon të ngatërrohet ky raport, pasi që pastaj edhe pasojat nuk janë konstruktive dhe krijojnë deficite të formave të ndryshme në jetën e njeriut.

Kompasi i brendshëm, Intuita, nuk është “prodhim“ i yni, por vepron pa dyshim për të mirën e secilit që mëson ta kupton dhe të vepron sipas udhëzimeve të saja.

Kush mund ta dijë më mirë se çka meriton ti, përpos zërit tënd të brendshëm.

Por fatkeqësisht shumë pak Vetëdije dhe kujdes ka për këtë, kështu që energjia e këtij seminari do të fokusohet pikërisht në qartësimin rrënjësorë të anatomisë së Intuitës si dhe të mësuarit nga ajo. Suksesi i vërtetë i jashtëm rrënjët e saja i ka në brendinë tonë. Meditimi është i nevojshëm! Meditimi krijon një URË në mes vetes dhe Tërësisë.

Meditimi lëshon rrënjë të thella dhe të lidhë FORTË me ekzistencën në përgjithësi.

Pa meditim nuk do ta kuptosh këtë. Meditimi është në fakt „VIZA HYRËSE“ për në brendi. Roli i Meditimit në rrugëtimin drejt Sukseseve të larta do të jetë po ashtu një temë në vete, në kontekst me ligjin e tërheqjes dhe domethënien e dimensionit „KOHË“ në këtë segment.

Në kuadër të seminarit do të trajtohen edhe tematika tjera:

Globalizimi i vetvetes

Meditimi dhe Suksesi

Meditimi- mundësia e intervenimit ndaj të panevojshmes

Çka do të thotë në të vërtetë “Besimi në vete”?!

Kur meditojmë pra, çka ndodhë aty?

Dimensionet: e kaluara/E TASHMJA/e ardhmja – Qetësia që flet?!

Le të flasim pak edhe për DINJITET!

Çka jemi dhe çka mund të bëhemi?

Të gjitha këto tema do të zbërthehen në detaje, duke shpalosur njohuritë më të reja nga Neurobiologjia dhe Spiritualiteti.

Në seminar do të ofrohen edhe ca ushtrime praktike nga shkenca e mrekullueshme e meditimit dhe vetë-njohjes. Me kënaqësinë dhe përgjegjësinë më të madhe uroj që në këtë seminar të ketë një pjesëmarrje masovike. Të gjithë janë të mirëseardhur, në veçanti ata të cilët nuk duan të lejojnë që jeta e tyre të jetë monotone, bezdisëse dhe mesatare. Mesazhi final i seminarit do të jetë që secili të kuptoj se ne jemi shumë më të përsosur, se sa që mund ta mendojmë.