Highlight Storie Inspirimi

Seminari “Si të merrni në kontroll jetën tuaj” mblodhi në Prishtinë qindra pjesëmarrës

Iam Power, dhe anëtarët e saj po rritën dhe po zhvillohen në formën më të bukur ekzistuese. Në seminarin SI TË MERRNI NË KONTROLL JETËN TUAJ, dje u diskutuan shfaqëm 5 shtyllat me të cilat ne rritemi, zhvillohemi dhe arrijmë suksese në jetë.

Pjesa dërmuese e pjesëmarrësve në seminar ishin njerëz të suksesshëm, të prirë për ti dhënë vlera shoqërisë në të cilën ne jetojmë.

Duke arritur  të duam veten tonë dhe duke arritur që të rritemi çdo ditë ne në një formë të duhur arrijmë të japim vlerat tona familjes, biznesit dhe komunitetit tonë.

Kur ne kuptojmë fuqinë individuale dhe mundësitë e pafundme që kemi të arrijmë edhe ne Vendet ku jetojmë në bazë të mendësisë sonë ne marrim vendimin që të shfrytëzojmë potencialet tona, të bëhemi njerëz më të mirë dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një vendi si që ne meritojmë.

Anëtari i “Iam Power” dhe i “Global Information Network”, sipërmarrësi shumë i suksesshëm në Kosovë, Bujar Jashari e shfaqi përvojën e tij lidhur me vlerat që ne duhet ti ndajmë si në familje ashtu edhe në biznes.

Ai tha se nga përvoja e tij edhe familja edhe biznesi duhet të zhvillohet në bazë të rregullave të njëjta, kujdesit të njëjtë, mirësisë së njëjtë dhe dashurisë së njëjtë si për familjen edhe për të punësuarit, biznesin dhe bashkëpunëtorët.

Një nga pjesëmarrësit në seminar Fatmir Murati ndër të tjera  tha se “Ne Shqiptarët jemi populli më i zgjuar në botë, dhe  kur ne bashkojmë fuqinë tonë ne do të arrijmë ti shfaqim botës se si mund të transformojmë vendin tonë në vendin më prosperues në botë dhe vendin që ka më shumë milioner në botë. E gjitha që na duhet është të bashkohemi në një fuqi. Dhe besoj se një nga këta persona do të jem edhe unë”.

Seminari përfundoi me një sukses të madh sepse kur ndahen informacionet esenciale për sukses shtohet e mira dhe rritet e mira. Drejtuesja e “Iam Power”, njëherë iniciatorja kryesore e këtyre seminareve,Mimoza Thaqi u shprehë tejet e kënaqur me rezultatet dhe interesin e pjesëmarrësve. Mimoza me punën dhe vullnetin e saj, po arrin të krijojë një  vetëdije të re në shoqërinë tonë, mbi rëndësinë e të besuarit në sukses përmes mendimit pozitiv.