Highlight Të tjera

“Sekreti” i suksesit që përdoren figurat më të rëndësishme historike në Botë

sekreti

Shumë nga sunduesit e së shkuarës e kanë ditur “sekretin” dhe e kanë përdorur atë.  Ai është mbajtur larg nga masat, në mënyrë që të kishin pushtet dhe të sundonin më lehtë mbi ta.

Njerëzit që e kanë ditur këtë, kanë qenë figurat më të mëdha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet’hoveni, Linkolni, Emersoni etj të cilët e kanë ditur dhe e kanë përdorur sekretin. Dhe ” sekreti ” ka qenë çelësi i suksesit te tyre. Po bëhet fjalë për sekretin i cili të mundëson të kesh çfarëdo që të dëshirosh.

Kjo shpjegon atë që pse një grup i vogël njerëzish kanë pasur pushtet dhe ndikim mbi një grup tjetër më të madh, të cilët për nga aftësitë dhe rrethanat mund të kenë qenë të barabartë. Ata dinin diçka, ata kuptuan “sekretin”.

Zoti, Krijuesi i gjithësisë, e ka përsosur krijimin dhe ka vendosur ligje që veprojnë mbi të. Këto ligje bëjnë të mundur që të mbretërojë rendi, rregulli dhe qëndrueshmëria.

Ne të gjithë punojmë me fuqi të pashtershme, në të gjithë udhëhiqemi nga të njëjtat ligje, kudo që të ndodhemi. Ligjet e universit janë gjithëpërfshirëse, ato realizohen njëlloj në çdo vend dhe në çdo kohë. Pas kësaj fshihet një sekret, dhe ty po të tregohet.

Sekreti është “ Ligji i tërheqjes “, një nga ligjet më të mëdhenj të Universit, i cili mbretëron kudo në univers dhe që mundëson harmoni në çdo nivel të krijimit duke filluar që nga galaktikat gjigante, planetët e deri tek atomi dhe kuantet, grimcat më elementare të materies. Çdo nivel ka një bashkëveprim në  bazë të këtij të cilin Zoti e vendosi mbi materien.