Highlight Storie Inspirimi

Sekreti i ngritjes së vibrimeve; Universi përgjigjet

sekreti

Të themi se ju jeni duke dëgjuar radion në veturën tuaj dhe nuk pëlqeni këngën që po dëgjoni, çfarë bëni ju?

Natyrisht që ndërroni frekuencat.

Atë që shumë njerëz dështojnë ta kuptojnë është se ne mund të ndërrojmë rrjedhat e jetës tonë po në këtë mënyrë.

A nuk ju pëlqen jeta që shihni para jush?

Atëherë ndërroni frekuencat e jetës tuaj!

Çelësi i përdorimit të Ligjit të Tërheqjes është njohuria se si të ngriti frekuencat e juaja emocionale.

Por çfarë është ‘frekuenca’ jonë, dhe si duhet ta ngritim atë?

Ne të gjithë jemi të mbushur me energji. Çdo gjë në këtë univers është i mbushur me energji. Njëjtë edhe mendimet tona.

Është kjo energji që universi gjithmonë bën përpjekje ta radhitë atë me energjinë tonë.

Kjo është ‘frekuenca’ jonë.

Për shkak të kësaj dhe mënyrës se si Ligji i Tërheqjes funksionon, ne duhet të tentojmë ta ngritim frekuencën tonë.

Kur mbushim energjinë tonë me emocione me frikë, zemërim dhe pesimizëm, frekuencat tona janë më të ulëta dhe kështu universi do të sjellë më shumë negativitet në jetën tonë.

Sidoqoftë, kur mundohemi të ngritim frekuencat tona me mendime dhe aksione pozitive aq më e dashur jeta ynë do të bëhet.

Problemi nuk është se si ta  ngritim frekuencën tonë, sepse kur kemi mendime pozitive energjia ynë tentojë të jetë në një nivel me këto mendime.

Por kur ne lejojmë stresin dhe shqetësimet e jetës së përditshme të ndikojnë në frekuencat tona emocionale.

Për të bërë këtë ju duhet të:

-Mos u jepni rëndësi çdo gjëje që mund të jetë e gabuar në jetën tënde, përkundrazi mundohuni të fokusoheni në gjërat e mira në jetën tuaj.