Highlight Storie Inspirimi

Sekreti i marrëdhënieve me të tjerët!

marrëdhëniet

Secili e pyet veten se cili është sekreti i marrëdhënieve me të tjerët!

Marrëdhëniet tona me të tjerët janë shumë të rëndësishme. Sekreti qëndron tek ju.  Jeta të parashtron ty gjithçka, në mënyrë që të zgjedhësh së çfarë dëshiron. Pjesë e kësaj dhuratë është se ti mund të zgjedhësh mes shumë lloj njerëzish, të zgjedhës atë që të pëlqen e të largohesh prej atyre që nuk të pëlqejnë.

Nuk është e nevojshme ta përshtatësh dashurinë sipas cilësive të njerëzve të cilët nuk i pëlqën. Thjeshtë, largohu prej tyre pa asnjë lloj ndjenje.

Të largohësh nga dicka që nuk të pëlqen do të thotë të jesh i lirë të zgjedhësh. Nuk do të thotë se do të debatosh mbi atë që është drejtë, nuk do të thotë të kritikosh apo  të akuzosh, apo të përpiqesh ti ndryshosh duke menduar se ti ke drejtë. Nëse e bën qoftë edhe njërën prej këtyre, ti vetëm, dashuri nuk jep.

Kur je i mirë, ti i ushqen shpirtin tënd, ndërsa e shkatërron atë kur je mizor.

Kur vetë je në një frekuencë dshurie, atëherë në jetën tënde mund të vijnë vetëm ata që janë po në të njëjtin frekuencë.

Ka ditë që ndihesh me të vërtetë i lumtur, ka ditë që je i acaruar apo edhe i mërzitur. Ka  shume version që mund të jesh vetvetja. Po kështu, edhe personi me të cilin  ke një marrëdhënie. Nuk diskutohet që ti e ke parë atë në shumë  situata,por ai është gjithsesi i njëjti person. Kur je i lumtur ti mund të shohësh versionin e lumtur edhe te tjetri. Por duhet te jesh i lumtur, në mënyrë që ta shohësh edhe te tjetri këtë.

Kjo nuk do të thotë se ti je përgjegjës për lumturine e tjetrit, pasi cili mban përgjegjësi për jetën e vet, por do të thotë se ty të duhet vetëm të ndihesh i lumtur. Pjesën tjetër besoja ligjit të tërheqjes.

Mjafton ta pranosh këtë ligj, dhe ai do të punojë për ty gjithmonë!