Highlight Success ZONE

Sekreti i Eddie Rickenbacker për të ruajtur qetësinë!

Eddie Rickenbacker

Pothuajse secili nga ne e njohim dikë  që është jashtëzakonisht i qetë,që gati kurrë nuk shqetësohet, që punon ngadalë dhe punët i ecin mirë sepse ai ose ajo përmes qetësisë reflekton drejt suksesit. Edhe njëri nga kapitenet me të suksesshëm, Edi Riknbeker, kishte mënyrat e veta për të ruajtur qetësinë dhe të mos u shfaqte asnjëherë i tensionuar.

E para që ka bërë Edi është që të lirohet  me trup. Kjo nënkupton që ta lironi çdo muskul në trup. Parafytyrojeni se jeni meduzë, duke e sjellë trupin tuaj në gjendje të lirimit të plotë. Krijojeni në vetëdije pamjen e thesit të madh me patate. E pasja, në mendimet, prijeni thesin, duke i lënë patatet të bijën nga ai. Parafytyroni se ju jeni ai thes, thoshte Edi.

Pjesa e dytë e formulës është “ti pastroni mendimet”. Për cdo dite nga  disa herë pastrojeni mendjen nga çdo gjë që ju ngacmon, lëndon, dëshpëron, frustron dhe shqetëson. Nëse nuk e pastroni shpesh dhe rregullisht, këto mendimet të kobshme do të grumbullohen gjithnjë, këto mendimet të kobshme do të grumbullohen gjithnjë, e pastaj do t’ju duhet shumë kohë  për t’i larguar. Lirojeni mendjen nga çdo gjë që do të pengonte rrjedhën e fuqisë së liruar.

Dhe e treta, mendoni shpirtërisht . Të mendosh shpirtërisht do të thotë ti kthesh mendimet të Zoti, në intervale të rregullta kohore. Të paktën tri herë në ditë ngrijeni shikimin drejt kodrave. Kjo sipas Edit do t’ju mbajë në harmoni  me Zotin dhe do t’ua ktheje paqen…