Highlight Të tjera

Sekretet e mija për të marrë 10-ta në fakultet

fakultet

A doni ti dini sekretet për të marrë 10ta në kolegj?

Tori, një blogere amerikane shpërndan sekretet e saja me ju.

“Unë do të jem e sinqertë … më mori pak kohë të kuptoj se si të studioj për klasat e mia të kolegjit. “

“Kur kthehem prapa, e kuptoj se mund të kisha bërë kaq shumë gjëra ndryshe. Është e qartë se metodat filluan të përdoreshin në shkollën pasuniversitare të punonin më mirë por dëshiroja që t’i kisha filluar t’i përdorja më herët.”
“Kjo është arsyeja pse unë jam këtu për të ndarë sekretet e mia për të marrë 10-ta në kolegj. Nuk ka rëndësi nëse jeni një i ri që sapo po fillon ose një i moshuar që është një semestër larg diplomimit … këto këshilla për marrjen e notave të mira mund t’ju ndihmojnë në një mori aspektesh të tjera të jetës.”

Këto janë sekretet për të marr 10ta në fakultet.

Mos shkruani në telefon, mbani shënime me dorë

E kuptoj- ekziston një teknologji që ju ndihmon të bëni gjërat në mënyrë më efikase, duke përfshirë edhe shënimet e shtypit në mënyrë që të mbani mend leksionin e një ore të profesorit. Aq sa është një bekim që kemi kompjutera, tablet dhe pajisje të tjera, është e lehtë të shkruash dhe të harrosh atë që shkruan.
Kjo është arsyeja pse shënimet e juaja duhet të shkruhen me shkrim. Që mos ti harroni ato.

Mundohu të flasësh me profesorin tuaj

Ju duhet të jeni të sigurt që keni të qartë cdo gjë që është thënë në një leksion. Pyetni profesorin për gjërat që I keni të mjegulluara. Kjo është poashtu një mënyrë për ti treguar profesorëve që ju jeni të interesuar për lëndën e tyre. Natyrisht që nuk duhet abuzuar me këtë opsion, dhe të bëheni të padurueshëm Cdo gjë me masë të caktuar!

Teorinë futeni në praktikë

Mundohuni që gjithmonë të gjeni mënyrën për ti praktikuar ato që I mësoni. Kjo është mënyra më e lehtë për ti kuptuar ato.