Highlight Receta

Sekretet e kuzhinierëve më të mirë

Sekretet e kuzhinierëve

Sa herë e kemi pyetur vetën mbi sekretet e kuzhinierëve?

Shumë prej nesh “vdesim” për të kuptuar truqet që përdorin për të krijuar gjithë atë shije!

Pavarësisht nëse  gatuajmë për një grup familjarësh apo për vetën tonë, ne duam q0 ta përfudojmë  atë sa më shpejt e sa më mirë.

Më poshtë do të gjeni disa nga truqet që përdorin kuzhinierët më të mirë në botë për të kursyer kohë dhe për të përgaditur ushqim të shijshëm.

1. Përdorni bizele të ngrira;

Bizelet e freskëta janë të mira mirëpo ato të freskëtat shfaqen vetëm një herë në bit, kështuqë përdorni bizelet e ngrira të cilat janë gati në vetëm disa sekonda.

2. Përdorni brumin e picave për çdo gjë;

Brumi i picës mund të përdoret në shumë receta.

3. Pure pluhuri në vend të thërrimeve të bukës;

Nëse nuk keni copa buke për të bërë gishtërinj pule apo ndonjë recetë tjetër atëherë mund ti rrotulloni ato në vezë dhe pastaj në pure pluhur të patateve.

4. Pastroni ushqimet e detit me kripë;

Për të kursyer kohë mbusheni një enë me ujë dhe kripë dhe futni ushqimet e detit.

5. Ngrijeni salcën në enë që përdoret për të bërë kube akulli.

Nëse keni një salcë që e përdorni shpesh si marinara ose pesto atëherë mund ta ngrini atë në kube akulli.