Highlight

Secili nga gishtërinjët kanë një kuptim të caktuar, vendosni një unazë në atë që doni të keni më shumë fat!

gishtërinjët

A e keni ditur se mbajtja e unazës në njërin gisht do të thotë shumë? Këtu do të gjeni kuptimin se çfarë do të thotë mbajtja e unazës në secilin prej gishtërinjve.

Dora e majtë: merr energji, ana kreative femërore (yin)
Dora e djathtë: jep energji, ana mashkullore (yang)

Gishti i madh: Vendosni një unazë në këtë gisht nëse dëshironi të keni më shumë fat në dashuri, familje e shoqëri. Gurët e propozuar: garnet, carnelian, ruby.

Gishti tregues: Vendosni unazë në këtë gisht për më shumë vetëbesim, ambicie, fuqi, para, autoritet. Gurët e sygjeruar janë këta: ametist, lapis lazuli, topaz.

Gishti i mesëm: Vendosni një unazë në gishtin e mesëm për më shumë drejtësi. Gurët e propozuar: coral, pearl.

Gishti i unazës: Ky gisht është gishti I unazës dhe I përket dashurisë së të bukurës, kreativitetit, shprehjes së vetes. Gurët e propozuar: jade, moonstone, ametist, rose quartz.

Gishti i vogël: Ky gisht përfaqëson intuitën. Gurët e sugjeruar: amber, moonstone, citrine.