Highlight Storie Inspirimi

Secili ka një pikë kthese në jetë!

pikë kthese

A e dini se në jetë secili e ka një moment, një pikë kthese?

Nëse më shumë se 50 përqind e mendimeve dhe ndjenjave të tua më shumë pozitive se negative, atëherë ti ke arritur pikën e kthesës. Sikur mendimet dhe ndjenjat pozitive të jenë qoftë edhe 51 përqind, jeta jote ka marrë kthesë, dhe ja cilat janë arsyet.

Kur ti ushqen dashuri, ajo, jo vetëm që të kthehet përsëri nëpërmjet situatave pozitive. Ndërkohë, ajo shtohet duke tërhequr edhe më shumë ndjenja pozitive në jetën tënde.

Pozitivja tërheqë pozitiven, duke shtruar dashurinë dhe ndjenja pozitive në jetën tënde, e kështu ka një vazhdimësi. Çdo gjë është magnetike, dhe kur të ndodhë diçka e mirë, në mënyrë magnetike tërheqë edhe më shumë të mira.

Me siguri, kur të kanë ndodhur të mira njëra pas tjetrës, ke menduar se  “fati të trokiti në derë”. Arsyeja e vërtetë është se ti ke dhënë shumë dashuri dhe ajo është kthyer te ti duke u shtuar e duke tërhequr edhe më shumë të mira.

Ndodhë ama që të kesh përjetuar edhe të kundërtën, diçka nuk ka funksionuar dhe situatat e pakëndshme kanë ndjekur njëra-tjetrën.

Kjo ka ndodhur pasi ndjenjat e tua negative kanë mposhtur pozitivet dhe ndjenja negative po ashtu kthehet duke tërhequr edhe më shumë ndjenjë negative me vete,

Me siguri ke menduar se thjeshtë “fati i keq”, por kjo, në të vërtetë nuk ka të bëjë farë. Ligji i Tërheqjes është ai që ka funksionuar në mënyrë perfekte dhe në të gjitha rastet, të mira apo të pakëndshme. Ka qenë thjeshtë reflektimi i sasisë së dashurisë apo ndjenja negative që ke shprehur.

Arsyeja e vetme që “fati” ka ndryshuar për të mirë a për të keq, ka qenë se në një moment të caktuar ndjenjat e tua kanë marrë kthesë.

Libri “Fuqia”

Rhonda Byrne