Highlight Storie Inspirimi

Secili duhet të përulet para personit që ka ndezur brenda nesh “zjarrin” e një pasioni të caktuar

pasion

“Vjen një çast kur drita jonë shuhet dhe pastaj riniset nga shkëndija që të jep një njeri tjetër.Secili nga ne duhet të përulet me nderim të thellë ndaj atyre që kanë ndezur brenda nesh zjarrin e një pasioni të caktuar”

~ Albert Schweitzer

Në periudha të caktuara të jetës, kur kemi pasur nevojë më shumë se kurrë, çdonjëri nga ne ka përfituar nga ndihma, mbështetja ose mësimet e dikujt tjetër.

Ndodhë edhe që një njeri të na e ndryshojë gjithë rrjedhën e jetës. Duke na udhëhequr, duke na dhënë zemër, ose thjeshtë duke qenë pranë nesh në çastin e duhur.
Pastaj, rrjedha e jetës na merr me vete dhe, pa dashje fillojmë ta harrojmë atë kohë kur ai “dikush” bëri që jeta jonë të merrte një drejtim tjetër, shume më të mirë se më parë.

Nganjëherë, ndodhë edhe që të mos e vlerësosh siç duhet ndikimin që ka pasur një person i caktuar në një çast të caktuar të jetës tënd. Por, vjen një kohë kur kthen kokën pas dhe e kupton që pikërisht ndihma dhe mbështetja e atij njeriu ka qenë vendimtare për të ndryshuar e përmirësuar në mënyrë të magjishme jetën tuaj.

Kujtohuni që gjithmonë të jeni mirënjohës ndaj këtyre personave!

~Sekreti – Magjia / Rhonda Byrne