Storie Inspirimi

Schvab, nënpunësi që merrte pagë 1 milion dollarë në vit

Schvab

Historia e njeh vetëm një nënpunës që ka pasur rrogën 1 milion euro në vit. Dhe, pavarësisht faktit që skocezet njihen si koprrac ishte pikërisht një skocez që ia paguante nënpunësit të tij këtë rrogë. Ai që paguante ishte Carnegie, ndërsa nënpunësi ishte Charles Schvab. Por përse Carnegie i paguante Shvabit një rrogë të tillë? Sepse Schvabi ishte gjeni? Aspak! Sepse dinte më tepër se të tjerët rreth industrisë së çelikut? As kjo!

 

Vetë Shvabi e pranonte që ai kishte nën vartësi shumë inxhinierë që dinin më tepër se ai në fushën e çelikut. Por, Schvabi kishte një meritë të madhe; dinte të sillej me njerëzit. Instinktivisht , ai ishe shumë i zoti për të kënaqur egon e të tjerëve, për të plotësuar dëshirën e tyre për vlerësim dhe lavdërim, duke marrë si shkëmbim vlerësimin dhe respektin e tyre.
Sekretin e vet Schvabi ka lenë të shkruara fjalët e tij:

“Vlerësoj si cilësinë time më të mirë aftësinë për të ngjallur tek ata që më rrethojnë entuziazmin maksimal nëpërmjet vlerësimit të meritave të secilit dhe inkurajimit të vazhdueshëm. Asgjë nuk shkatërron ambicien e një njeriu, më tepër se sa kritikat e eprorëve të tij. Unë nuk kritikoj kurrë askënd. Unë besoj në aftësinë e vartësve të mi për të shumëfishuar rendimentin e punës së tyre. Prandaj, jam i prirur të lavdëroj dhe jo të gjej gabime. Nëse dëshiroj që të bëhet diçka, nuk kam frikë që të bëj lavdërime dhe vlerësime. Në përvojën time jetësore në kontaktet e mia të shumta me njerëz nga vende të ndryshme të botës, nuk kam gjetur akoma në njëri, sado të madh apo të rëndësishëm,që të mos ketë më tepër rendiment në një atmosferë aprovimi dhe lavdërimi, sesa një atmosferë qortimesh e kritikash.

 

Kjo ishte një nga arsyet kryesore të pasurisë fenomenale se Carnegies. Edhe pas vdekjes, ai donte të ishte dashamirës me bashkëpunëtoret e tij. Prandaj kërkoj që mbi varr t’i vihej ky epitet: “Këtu dergjet një njeri që dinte t’i bënte më të zot se vetën njerëzit që kishte pranë”.