Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

Salmoni i kultivuar, ushqimi më toksik në botë

salmoni

Në kemi dëgjuar gjatë se salmoni është një nga ushqimet me më së shumti proteina, por nuk besojmë të keni dëgjuar mbi vlerat e larta toksike të salmonit të kultivuar.

Këtë e dëshmon dokumentari filmik “Fillet Oh Fish” i autorit Nicolas Daniel.

Në fermat norvegjeze ku kultivohen salmonet eksiston një  shtresë e mbeturinave rreth 15 metra të lartë, të mbushur me baktere, droga dhe pesticide. Shkurtimisht, i gjithë shtrati i detit është shkatërruar, dhe pasi që fermat janë të vendosura në ujë të hapur, ndotja nga këto ferma nuk është e kufizuar.

Një fermë salmoni kultivon deri në  2 milion salmon në një hapësirë  relativisht të vogël.Kultivimi në këto kushte rritë mundesitë që salmonet të rritën në vend jo të shëndetshem dhe rrjedhimisht të jenë të dëshmshëm për konsumatoret.

Si rezultat, morrat e detit, sëmundjet e pankreasit dhe anemia janë përhapur në të gjithë Norvegjinë, por konsumatorët nuk janë të informuar për këto pandemi të peshkut dhe shitja e këtyre peshqve të sëmurë vazhdon të pandërprerë.

Në vend të kësaj, fermerët e peshkut përdorin pesticide,duke i bërë salmonët ushqimet më toksike në botë!

Ja si ta dalloni salmonin e kultivuar dhe atë të egër.

Hulumtuesi i toksikologjisë, Jerome Ruzzin, ka konfirmuar se salmoni norvegjez i kultivuar përmban dozën më të lartë të toksinave të ndonjë prej ushqimeve që ai ka testuar./Unik Portal/