Highlight Shëndeti Ushqehu shëndetshëm

Sallatë me pasta

sallatë

Pastat marrin një shije të mrekullueshme kur përgatiten në formën e sallatës, duke i kombinuar me përbërës të tjerë shtesë. Keni mundësinë që me këtë recetë të provoni shijen e mirë të pastave dhe të sallatës njëkohësisht. Unik Portal ju sjellë një recetë të cilën mund ta përgatitini vetëm për 20 minuta.

Përbërësit që ju nevojiten janë:
Borzilok i freskët;

3 thelbinj hudhër;

¾ filxhan vaj ulliri;

¼ filxhan lëng limoni të freskët;

Kripë dhe piper.

Makarona Farfalle (Flutura);

Domate qershi (të vogla);

Toptha Mozzarella.

Kombinoje në blender borzilokun e freskët, hudhrën, vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe kripë e piper sipas shijës. Vazhdoni përzierjen deri sa të jetë e butë. Vendosni makaronat farfalle për të vluar. Ndërkohë prejini në fetë domatet qershi.

Largoni ujin nga makaronat dhe shtoni salcën më borzilok që keni përgatitur më herët, shtoni domatet qershi, ca borzilok të freskët dhe topthat e vegjël  mozzarella. /Unik Portal/