Highlight Receta

Sallata më e lehtë me tranguj dhe susam

Sallata më e lehtë që e keni bërë ndonjëherë është kjo me tranguj dhe susam.

Është një sallatë aziatike shumë e lehtë për tu përgatitur dhe e lehtë për organizmin tuaj.

Përbërësit:

2 tranguj të prerë shumë hollë;
2 lugë uthull sallate;
1 lugë gjelle vaj susami;
1 lugë gjelle sheqer;
2 lugë gjelle sos soje;
½ lugë gjelle kripë;
1 lugë caji susam;

Mënyra e përgatitjes:

1. Preni trangujt sa më hollë që të mundeni dhe largoni ujin e tepërt me një pecetë kuzhine.

2. Në një enë të mesme përzini të gjithë përbërësit dhe shtoni trangujt. Përzini mirë.

3. Sallata duhet të servohet atë ditë që është bërë.