Highlight Storie Inspirimi

Sa të mençur jeni ju? Matni inteligjencën tuaj me këtë test!

A jeni të interesuar të dini se sa të mençur jeni?

Ja një test i inteligjencës!

Për çdo pyetje përgjigjuni me A,B,C,D ose E dhe numëroni pikët tuaja në fund.

Le të fillojmë…

1. Sa të organizuar jeni?

A) Jam njeriu më i organizuar që njoh (50 pikë)
B) Jam shumë i organizuar (40)
C) Ndonjëherë bëj rrëmujë por në përgjithësi jam i organizuar (30)
D) Jam më i paorganizuar se i organizuar (20)
E) Jeta ime është një rrëmujë (10)

2. Cili është ushqimi juaj i shëndetshëm më i preferuar?

A) Një mollë në ditë mban doktorin larg (50)
B) Smoothie (20)
C) Sallatë (40)
D) Protein bar (30)
E) Nuk i pëlqej gjërat e shëndetshme (10)

3. Cili është personazhi juaj I preferuar nga këta?

A) Stephen Haëking (50)
B) Barack Obama (30)
C) Neil Armstrong (40)
D) Michael Jordan (20)
E) Spongebob Squarepants (10)

4. E zëmë se keni një provim, sa keni studiuar për të?

A) 6 muaj më parë (50)
B) 3 muaj më parë (40)
C) 1 muaj më parë (30)
D) Disa javë në parë (20)
E) Kam pasur provim?! (10)

5. Ju shqetësoheni shumë në punë kur…
A) Kur nuk di të bëj dicka (50)
B) Kur harroj që kam takim (30)
C) Kurr nuk përmbushi detyrat në kohën e caktuar (40)
D) Kur thërras personin e gabuar (20)
E) Nuk shqetësohem (10)

6. Cili ishte lënda e preferuar në shkollë?

A) Historia (30)
B) Matematika (50)
C) Shkenca (40)
D) Arti (10)
E) Gjuha (20)

7. Kur keni punuar shumë ju pëlqeni të merrni…

A) Të përmendeni në një mbledhje (40)
B)Një certifikatë (50)
C) Një kartolinë (20)
D) Një falendërim përmes emailit (30)
E) Cfarë do të thotë të punosh shumë? (10)

8. Në mësime do ta merrnit çmimin për…

A) Folësi më i mirë (40)
B) Më i sjellshmi (20)
C) Më i miri në klasë (50)
D) Më i miri në marrjen e shënimeve (30)
E) ASnjë (10)

9. Qëllimi juaj është:

A) Të mësosh një hobi të ri (30)
B) Të mësosh një gjuhë të re (40)
C) Të mësosh sa më shumë gjëra që është e mundur (50)
D) Të bësh diçka të re (20)
E) Të bësh gjumin më të gjatë në histori (10)

10. Cili është libri juaj i preferuar?

A) Fjalori (50)
B) Game of Thrones (40)
C) Harry Potter (30)
D) Librat komik (20)
E) Kush lexon libra? (10)

Tani mblidhni të gjitha pikët.

100 deri në 170 = Ndoshta duhet të kaloni më shumë kohë duke bërë kuize e duke shkuar në mësime.

180 deri në 250 pikë = Ju e dini që nuk doni ti mësoni të gjitha, prandaj mundoheni të shijoni atë që dini.

260 deri në 340 pikë = Jeni inteligjent. Ju keni durim dhe mbi të gjitha pëlqeni të mësoni gjëra të reja. Disa fusha thjesht nuk ju përshtaten, por prapë provoni.

350 deri në 430 pikë = Ju jeni të mençur. Jeni të organizuar dhe keni ide e ambicie të mëdha. Ndoshta do të bëheni Presidenti i ardhshëm?

440 deri në 500 pikë = Jeni një gjeni! Ju pëlqeni të mësuarit dhe përkushtoheni që të dini cdo gjë. Qëllimi juaj është të bëni zbulimin e ardhshëm më të madh, e të fitoni çmime për këtë.