Shtëpi / Dekor

Sa shpesh duhet të lani peshqirët e shtëpisë tuaj?

peshqirët

A keni shpesh dilema se sa shpesh duhet ti lani peshqirët e shtëpisë tuaj?

Ka disa rregulla edhe për këtë çështje në veçanti kur bëhet fjalë për pëshqiret  kuzhinës dhe tualetit.

 

Peshqirët e  tualetit, rekomandohet të lahën pas tre ose katër herë përdorimi. Ani pse peshqirët janë bërë për tu përdorur disa herë pasi janë larë, ato fillojnë të mbajnë aromë të keqe sidomos nëse nuk ajrosen sa duhet.

 

Edhe çarçafët rekomandohet të lahën çdo javë,ose një herë në dy javë. Sigurisht kjo është çështje personale, por nëse shtriheni në krevat pa bërë dush apo nëse i ndotni çarçafët duke djerësitur këhsillohet që ato ti lani më shpësh.

Peshqirët e kuzhinës duhet të lahën çdo javë. Ata mbledhin mbetje ushqimesh të cilat lënë njolla dhe aromë të keqe kështu që duhet ti lani ato çdo javë.Nëse i përdorni dhe gjatë gatimit mund të konsideroni ti lani akoma më shpesh.
Peshqirët e duarve rekomandohet të ndërrohen çdo ditë dhe të lahën çdo dy ose tre ditë. Këta peshqirë përdoren shumë gjatë ditës dhe  ndonjëherë kur i thajmë duart mund të mos jenë edhe shumë të pastërta dhe kështu transferojnë shumë mirkobe. Prandaj është e këshillueshme që të lahën çdo ditë.